Poezi nga Charles BUKOWSKI
SIPËR LUMIT TUAJ TË VERDHË
një grua i tha një burri
kur po dilte nga avioni
që unë kisha vdekur.
një revistë e botoi
faktin që kisha vdekur
ndonjë tjetër gjithashtu tha
se kishte dëgjuar se unë
isha i vdekur, atëherë dikush
shkroi një artikull ku tha
Rimbaudi-i dhe Villoni ynë është
i vdekur. Në të njëjtën kohë një
pijanec mik i vjetër botoi
një copës lajm se unë
nuk mund të shkruaj më. Një
punë e vërtetë prej Jude. Ata nuk
pritën që të iki, ata
nguteshin. Mirë, jam duke dëgjuar
koncertin numër një për piano dhe
konferencieri njofton se sinfonitë
e 5- ta dhe e 10-ta e Mahler-it
do të vijë nga Amsterdami,
dhe shishet e birrës janë
në dysheme dhe hiri
i cigareve të mia
ka mbuluar kanotjeren e
pambuktë dhe mbathjet, do ti
them të gjitha të dashurave të
shkojnë në dreq, dhe sikur kjo
poezi të jetë më e mira nga
ato që këta varrmihës
mund të shkruanin.
Shqipëroi: Kolec P. Traboini
Washington DC, 8 maj 2017