Autori Endri Nazarko publikon librin ” Çelësi”

 

Autori Endri Nazarko publikon librin ”Çelësi”
 
 
Hyrje nga autori
 
Nuk mund të më bësh të dua diçka që s‟më pëlqen! Asnjë njeri nuk mund ta bësh të dojë diçka që nuk e ka qejf duke ia tundur atë gjë përpara fytyrës së vet. Shumë njerëz në botë marrin diçka që nuk e kanë qejf dhe e dini përse? Për shembull, shumë gjimnazistë shkojnë studiojnë në universitet në një degë që nuk e duan. Pse? Sepse nuk e dinë se çfarë duan. Nuk e dinë çfarë qëllimi kanë. Do të kisha dëshirë që në fund të këtij leximi apo kësaj hyrjeje secili prej jush të dinte se çfarë kërkon në jetë dhe ç‟qëllim ka.
Çfarë doni në martesën tuaj? Çfarë doni për vajzën apo djalin tuaj? Çfarë doni për shëndetin tuaj? Çfarë doni të arrini financiarisht? Sa para doni të bëni për një vit? Çfarë makine doni të keni në përdorim? Si doni të jetoni? Çfarë dëshironi?
Mjaft shkuat për të fjetur dhe mjaft u zgjuat kot. Pasi ta gjeni çfarë doni, zgjohuni çdo ditë dhe shkoni pas saj. Arsyeja përse po shkruaj me kaq pasion dhe përse po
nxitoj të shkruaj… “Ej, Endri, pse flet kështu?!…” është e thjeshtë. Po flas për jetën time dhe jo për diçka që e kam lexuar.
Unë jam zvarritur si një lypsar. Mos qëndro me dështakë. Mos i injoro, por as mos harxho kohë. E shikoni që humbësit kanë pak pasion, pak energji, kurse fituesit e kanë të shpërndarë pasionin dhe energjinë gjithandej. Pse? Sepse fituesit fitojnë! Nuk mund ta shpjegoj me pak fjalë, por më mirë të ndaloni së justifikuari dhe të gjeni një mënyrë për të fituar! Sepse sapo filloni të fitoni kaloni nga një gjëndje e trishtë në një gjëndje të gëzueshme. I keni parasysh fëmijët e vegjël? Kur mbarojnë së recituari një poezi, nëse i duartroket ata gëzohen dhe mësojnë edhe dy të tjera. Nëse u thua bravo dhe nuk u kushton rëndësi ata e humbasin vetë-besimin.
Kështu jemi edhe ne. Ne jemi ata që ia japim mundësinë vetes për të qenë plot me vetëbesim ose jo. Jemi ne ata që vendosim nëse duhet ta duartrokasim veten apo ta lëmë “të mendohet”!
 
Endri Nazarko
 
Gjërat nuk ndryshojnë nga sot nesër. Ne mund të marrim iniciativën, por kjo nuk do të thotë që menjëherë ndryshoi shtëpia jote, garazhi i makinës tënde, apo makina jote. Kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht të duhen kartvizita. Por mund ta
kemi një plan pesë vjeçar. Ose tre vjeçar. Si e bëni ju? Zgjoheni, punoni pastaj flini? Si shkoni drejt qëllimit tuaj?
Ndonjëherë nuk ka rëndësi mënyra se si, unë fokusohem më shumë te fitorja se tek mënyra. Fokusohem te fitorja. Te
fitorja… Kur kthehesh në fitues edhe ata që të kanë trajtuar si dështak nuk janë më aty. Ti shkon nga të qënurit dështak me vetëvlersim të ulët, dyshime dhe frikë në anën tjetër që është shumë e bukur.
E dini ç‟ka është qesharake? Ne duam që njerzit të na garantojnë neve, por ne nuk jemi të gatshëm t‟ia garantojmë vetes! Për shëmbull ne nuk themi asnjëherë që “mora katër”, por
themi “profesori më vuri katër”. Ne themi “na iku autobusi”, nuk themi “Dola me vonesë dhe nuk e arrita autobusin”. Nëse dikush na garanton për paratë që investojmë se nëse nuk i fitojmë ato që po investojmë për tridhjetë ditë, në fund të tridhjetë ditëve ne i marrim ato para dhe nuk i kërkojmë vetes llogari përse nuk fituam. Ti nuk ke dalë para pasqyrës dhe të thuash: – Ti më le në baltë!
Nuk ke dalë para pasqyrës dhe ti thuash vetes “Unë nuk po zgjohem në orar për të shkuar në punë”, “Unë nuk po jap një qind përqind nga vetja”, “Unë e lashë veten në baltë”, e të tjera. Dhe kur arrini në atë pikë sa të thoni se “është faji im” nuk më intereson ç‟thonë të tjerët. Nuk është kjo arsyeja pse unë bëj atë që bëj. Unë nuk i bëj gjërat për të kënaqur të tjerët, por për të kënaqur veten. Një njeri i pa kënaqur nuk mund të shpërndajë
kënajqësi. Unë nuk dua t‟ia di çfarë të tjerët mendojnë për mua kur askush nuk më ndihmon! Unë dua të tjerët t‟i ndihmoj një ditë. Dhe kur ajo ditë të vijë, unë nuk do të kem më nevojë që dikush të më ndihmojë. Unë duhet të shqetësohem më shumë për
veten se për atë që të tjerët mendojnë për mua! Një njeri i suksesshëm ka vlera. Ka standarte. Nuk i intereson se sa paguahet. Rëndësinë më të madhe për të e ka
efekti punë. Kudo që të jetë bën maksimumin. Dhe në fund, me pak apo me shumë, ai është i suksesshëm. Punon njësoj. Ashtu sikurse kur e paguajnë me mijëra para ashtu edhe kur e paguajnë me një trastë me ushqime. Vlera! Jep më shumë nga vetja! Lider!
Ky është problem me shumicën nga ne! Ne gjithnjë këkojmë të fajësojmë të tjerët. Ne kërkojmë të tjerët t‟i mbajmë të zjarrmuar, por e vërteta është se nuk po mbajmë veten tonë të zjarrmuar. Ne japim shumë pak, mbase pesëdhjetë përqind.
Ndërkohë nga të tjerët kërkojmë të japin njëqind për qind. Jemi ne ata që nuk e shohim veten në pasqyrë dhe nuk i japim vetes tonë dënime kur nuk arrijmë të shkojmë në një qëllim të kompletuar sa herë që duam dhe e kemi një të tillë! Pse?
Jemi ne që nisemi shpesh herë për të blerë diçka në një dyqan dhe nuk e blejmë. Apo prindi nuk na i blen. Pse? Sepse s‟ka mundësi. Nuk themi nuk kisha mundësi, por prindi s‟kish mundësi. Nuk themi nuk punova mjaftueshëm për ta blerë atë,
por justifikohemi duke thënë s‟kemi mundësi. Dhe kur ne nuk e bëjmë atë që duam të bëjmë, nga kush presim që ta bëj atë? Nga kush? Kush do ta realizojë qëllimin tënd për ty? Unë nuk arrita ta blej, sepse babai im s‟kishte para. Dhe çfarë? Unë do të pres gjithë jetën që babai im të bëhet i pasur dhe unë të hap biznes? Jo. Ai nuk do të bëhet! Unë jetoj në Tiranë. Vij nga një familje e varfër. Shumë njerëz më kanë gjykuar. Dhe
çfarë? Do të qëndroj mënjanë? Jo. Unë nuk do të qaj për këtë. Unë do të jem i suksesshëm dhe do ti bëj të tjerët ta besojnë që njerëzit e suksesshëm jo gjithnjë vijnë nga prindër të
suksesshëm. Unë do të bëhem një nga motivuiesit më të mirë në botë! Unë dështova një herë. Unë nuk kisha shumë njohje.
Familja ime s‟kishte shumë të njohur. Unë nuk shkoja nëpër klabe dhe as kam plane të shkoj. Unë nuk luaja me shokët dhe s‟kam plane të luaj. Derisa unë të bëhem personi i duhur në vendin e duhur. Sepse unë do të bëhem i suksesshëm dhe do të punoj për suksesin ndërkohë që të tjerët janë të zënë duke u tallur me mua. Unë do të bëhem i suksesshëm sepse ky është borxh ndaj vetes sime! Borxhet nuk t‟i fal askush!
Dhe ju duhet të hiqni dorë nga justifikimet, duhet të ndaloni së fajësuari njerëz dhe duhet të fajësoni veten. Çfarë latë pa bërë? Pse e latë pa bërë? Përse nuk fillon ta bësh tani?!!!!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s