Poezi nga Mehdi Krasniqi

Poezi nga Mehdi Krasniqi
 
 
MBRETËRESHA I RA TRUP QYTETIT TIM
 
Mbretëreshën time
Nuk e prisja ta zë në sy
Pas kaq kohë harrimi
Ajo zbarkoi në qytetin tim
Pa antiplumb veshur
Sepse nuk ia ka drojën
Dashurisë sime
Është e vetmja kryeneçe
Ndaj mbyti qetësinë time të brishtë
nuk ma theu asnjë gjymtyrë të besës
nuk ma preku dellin e harrimit
Njëjtë, i paprekur mbeta në ikje
Veç i mbytyr malli, po se po!
Sa afër e pata sot
Dhe s’e putha, s’e preka dot
zemra me tha
Asgjë më shumë se një shikim
Është n’besë e në dorë t’qytetit
Sa fort ndjeva mërzi
Kur ajo la qytetin tim
 
 
TI TALLESH AKOMA
 
Tallesh me lapsin
Varg flokëprerë
mbetur jetim
Në krah të huaj
Harruar ke vringëllimën e briskut
lotin e hekurt ndryshkur nën sy
Tallesh me plagët dhe dhimbjet gjaknxehta
Sikur bën njeriu i çmendur kur provon të ikën nga hija e tij
E shoh që në gjoksin tënd
Nuk të zë vend guri i verdhë
Ai nuk arrinë ta mbytë asnjë sehir
Ka bisht ai gur, ndaj të bën hile ndër sy
Harresa jote është kujtesë më vete
Fat i shkruar, ndonëse jo në letër
Me pasqyrën mos u tall
Sepse e tejdukshmja mund të bëhet fjalë
E qyteti të merr në sy e në gojë
Pasqyra ka çmendur
Edhe mbretëreshën
E lëre më Ty!
…!
 
 
DY KOHË
 
I.
 
Asnjë pjesë imja
Të mos shkojë në parajsë
Nënshkrim mbi fatin tim ka dhënë dora ime e djathtë
Me të kam shkruar poezi, letra nga lufta,
deri dhe për dashnoret,
Parajsa, nuk është vend për mua
Aty le të shkojnë ata që kanë lënë lëkurën në këtë botë,
Ata, që kanë jetuar me vaj në buzë
që kanë fjetur strehëve të pallateve të drejtësisë
Ata, që kanë lypur bukë rrugëve dhe kanë marrë të pështyra në fytyrë
Këtu, s’kam bërë asnjë shenjë vetëm keq kam folur për njerëz të mirë dhe mirë kam folur për të këqinjtë
Rrenacaku s’i duhet gjë parajsës…
 
II.
 
Pas vdekjes
mos më lini në dorë të varrit
më mbështillni me bar të thatë
padiktueshëm në Bjeshkë të Nëmura
digjmëni sikur bëni me cigarën
pasi ta keni thithur gjerë në rrënjë
shtëllunga tymi le të shkojnë qiellit përpjetë
Hirin, aq sa të mbetet në grushtin tuaj, lëshojeni në Lumbardh
aty shpeshherë i kam larë sytë e kam shuar etjen
I jam betuar se do t’ia lajë borxhin
fjalën ia kam lënë në vend të kokës
 
 
IKJE NGA DASHURIA
e dashur,
ti vetë nuk më le të të harroj
shkapuritë harresen time
përthekon ikjen
mbylli portën
e grushton atë
gjen udhë dytësore
hyn në mua
të përplasë në harrim
rebelohesh sikur njerkë
grushton qetësinë time të brishtë
në skajin më të largët të distancës
do të përballem me dëshprimin
atje hutohem pas kujtimeve të trishta
ndoshta arrij ta zhvarrosë dashurinë
për autopsi
dhe gjej shkakun e vërtetë të ndjenjës së mbytur
e në fund të fundit, e dashur
shih postën time të mbyllur
balsamosur me ndryshk
shtëpinë e shembur gjerë në themel
janë arsye ta kthej shpinën kah shpina e kthyer
mos thuaj gjë
vetëm më lë të të harroj
edhe nëse nuk arrij të jem
këngë a ridhimbje!
 
 
 
MBASE
 
Me këmbë të reja
ngjitur në bythë të vjetër,
nuk mund të marrësh udhë të gjatë…
Se borxhi me borxh
S’lahet kurrë!
 
 
 
PËRFUNDIM I DEKADËS i.b
 
Të shkela dekadë idioti
Ngatërruar me ke në disa hapa
Flakadanin nuk arrite të ma fikësh
ngrehur në majë shkëmbi e kam
Të theva gur i mallkimit
S’të lash as për mur VC-je
Rrahur në sy të botës
të kam
Statuja jote u shtang nga rrufe shuplake
U skuq sikur stafetë e Komunizmit
Të theva dhe të shkela
Gur mallkimi
Kokën mbaje lart po deshe
Mbaje!
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s