Tre fustane për Anën / Tregim nga Sabina Darova

Tre fustane për Anën
 
 
 
Tregim nga Sabina Darova
 
Ana përplas qerpikët e gjatë mbi sytë larushe të mbushura me lot. Është ora e gjumit dhe ajo çuditërisht ndodhet akoma në krahët e së jëmës, që e tund vazhdimisht dhe jo ëmbël e butë si zakonisht. Kjo lloj tundjeje e ngacmon, e bezdis dhe kërkon të lëshojë klithma për ti dhënë të kuptuar që ka nevojë të shtrihet. Dëshiron të përkundet butësisht e të bartet në boten e ëmbël të ëndrrave. Por më kot. Ajo nuk e dëgjon. Ngre sytë dhe ja ngulit në fytyrë. E sheh dhe trembet. I duket e bardhë si sfera e porcelanit që varet mbi kokat e tyre në dhomën e ndenjes. Sytë pothuajse të ngrirë, që vështrojnë në një pikë, apo që nuk vështrojnë askund. Ana kërkon me syçkat e vogla t’i tërheqi vëmëndjen, më pas edhe i buzeqesh. Por, asgjë nuk lëviz në vështrimin e nënës. Atëherë, e zë paniku dhe fillon të qajë. Ndjen frikën e qëndrimit në krahët e një të panjohure.  Nëna e saj  është kthyer në akullnajë. Çuditërisht ndjen një dorë të tultë që i ledhaton flokët. Kthen vështrimin dhe sheh një grua me uniformë, që kërkon ta qetësojë. Ana nuk e njeh. I duket e çuditëshme kjo veshje. Veshja që mban gruaja, është ngjyrë blu dhe gri . Pantallonat mbajnë nga një shirit të kuq e të hollë anash. Këmisha  blu me spaleta dhe mbi kokë i qëndron një kapele. Ngjan me njerëzit për të cilët nëna e saj flet me frikë, sa herë i sheh kur kalojnë rrugës. E ndjen kur thotë: – ja  “keta” ,  policat… Duhet patur kujdes… dhe ul vështrimin përtokë për tu ndjerë e padukeshme.
Ana ngre dorën lart që  t’i tërheqi strehën e kapeles.  Gruaja qesh dhe i belbëzon ca fjalë që kanë një tingull ndryshe nga ajo që është mësuar të dëgjojë. Nuk kupton asgjë.. Për të janë fjalë të huaja. E çuditur kthen vështrimin nga e jëma për ta ditur se çfarë po thotë gruaja me uniformë. Por ajo hesht. Jo vetëm,, por fillon të ndjejë rrahjet e zemrës që i shpeshtohen. Gruaja me uniformë i kërkon të hapi çantën. Ajo me duart që i dridhen  provon ta hapi ngadalë. Ana sheh tek dalin fustanet e palosura. I njeh. Janë tre fustanet e reja që sapo i morën në dhomën e madhe mbushur me veshje dhe pasqyra. E si zakonisht , e jëma,  mbasi ja provon, i vendos shpejt në çantë, hedh një vështrim rreth e rrotull për tu siguruar që se sheh njeri  dhe drejtohen vrik drejt daljes.
E njeh atë vend dhe e argëton. Ato të dyja shkojnë shpesh aty. Mbasi kanë  shëtiitur të gjithë dhomën, e kanë lozur symbyllazi me pasqyrat, vjen momenti i provave të veshjeve. Nëna e saj provon shumë fustane si për të, ashtu dhe për vehte. Hiq e zhvish. Ka vënë re që asaj i pëlqejnë veshjet me shumë forma të vizatuara .  Ndërsa i prek me duar, kthehet nga Ana dhe i thotë që format që sheh mbi copa , i ngjajnë vizatimeve të saja, kur ishte në shkollë. Asaj I pëlqente shumë të vizatonte. Kur mbaronte së mjeli lopën, fshihej mbas trungut të arrës që kishin në oborr, e kërkonte të vizatonte. I pëlqente  lopa me kuadrate shumëngjyrëshe. Të verdhë dhe blu. Këto ngjyra e tërhiqnin. Një ditë, vizatimet që i ruante të fshehura në stallë, i zbuloi i vëllai . Në shtëpi u bë një rrëmujë e madhe. Kuadratet me ngjyra në barkun e lopës ishin kuptuar si herezi.
Mbas një jave, i thanë që e kishin fejuar. Duhej të ndjehej e lumtur sepse e kishin dhënë në një  vend të bukur, të pasur dhe të lumtur. Ky vend quhej Itali. Një muaj ikën shpejt, e në oborrin e shtëpisë qaset i fejuari . I pelqeu. Por mbi të gjitha i pëlqen idea e shpërnguljes në një vend te huaj, ku mundej te vizatonte lirisht.  i fejuari i dërgon një ftesë.  E lumtur  ngre krahët e fluturon mbi qiellin e një toke të re. Sa bukur! Në moshën 18-te vjeç  i jepet mundësia për të eksploruar botën!
Shtëpia e re e zhgenjeu me vështrim të parë.  Në vend të ngjyrave plot dritë, që kish imagjinuar, u gjend përpara ngjyrave të murrme të mobiljeve dhe lagështirës së mureve. I fejuari e urdheron ti bindej në çdo kërkesë.  Zemërohet kur ajo i kërkon  ti blejë fletë vizatimi dhe një kuti lapsash. Madje dhe qeshi. Qeshi aq fort sa ushëtiu dhoma. U kthye nga ajo dhe me ton të prerë i thotë që nuk ishte më fëmijë.. Ishte bërë grua. Mbas nëntë muajsh, lind Ana. Vajza ish gëzimi dhe ngushëlimi i saj. Me justifikimin që duhej ta nxirrte vajzën në ajër të pastër, viziton një ditë po dhe një  ditë jo, qëndrën më të  madhe tregëtare të qytetit. I pëlqenin veshjet dhe bizhutë. I sillte dhe i përsillte ndër duar dhe me fantazinë e saj, modelonte puimet e ekspozionit personal imagjinar. Vogëlushja transformohej si modele.
Ana tre vjeçare, ndjehej e lumtur ndërsa ndiqte sytë e të jëmës që visheshin me shkëlqim, orëve që qëndronin në dhomen ” e madhe”. Ishin momentet e tyre më intime. Ndjeheshin të lehta e të gëzuara. Në kthim, e jëma, i fshihte në sirtar rrobat e reja.  Herë pas here nxirrte fustanet me justifikimin që ishin dhuratë nga  zonja Piera, e moshuara e katit të katërt.
Gruaja me uniforme i kërkon të jëmës të nxjerrë nga çanta, fustanet e bukura që morën kësajj radhe vetëm për të.  Toni i gruas është i rreptë dhe i prerë. Ngjan me tonin e të jatit kur ngre zërin dhe i kanoset nënës. Vetëm në atë moment, Ana mund të perceptojë arësyen e trishtimit dhe hesht së qari.
 
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s