Flutura Açka kujton Azem Shkrelin: Pranverë ’97 ishte edhe atëherë… dhe rrëmuja e Atdheut vazhdon

Flutura Açka kujton Azem Shkrelin: Pranverë ’97 ishte edhe atëherë… dhe rrëmuja e Atdheut vazhdon
 
 
 
Flutura Açka është një shkrimtare e angazhuar. E tillë ka qenë edhe sa kohë zgjati kriza politike. Me një status të sotëm në Facebook është rikthyer te ‘thirrja e vjetër e letërsisë.’ Shkrimtarja ka kujtuar një koleg të vetin që nuk është më, poetin e shkëlqyer kosovar, Azem Shkrelin. Duke i dhënë një përmasë politike përshpirtjes megjithatë, nëpërmjet ndërmendjes së pranverës së vitit ’97, aq e palumtur, kaotike dhe vrastare për shqiptarët.
 
Por ajo çka vlen është se dikush kujtohet për Poetët, dhe jo vetëm për Ministrat.
 
Postimi i plotë i Açkës:
 
 
20 vjet pa Azem Shkrelin
 
Ishte mesi i majit, panairi i Librit Gjenevë, 1997. Ai u ul te stenda e librave dhe unë iu luta t’i bëja një foto. “Bëje bukur, se do të mërzitem po më nxorre keq”, dhe qeshi. Unë bëra foton. Pak ditë më vonë, ai iku. Bëji të fala të gjithe miqve në Shqipëri, kushedi kur shihemi! Dhe iku përgjithmonë dhe unë vazhdoj ta quaj Poeti, siç e thërrisja atëherë: Poet. Në kujtimet e mia kanë mbetur shumë shenja të një njeriu të dashur, të një poeti të madh, të një stilisti mjeshtëror, por dy gjëra me trondisin sa herë i kujtoj: Portreti i tij i fundit në kujtesën dhe arkivën time dhe Atdhedashuria e tij. E para mund të humbë në arkiven time, por e dyta është e pashlyeshme. Kur shoh se si politika e tërheq zharg fatin e shqiptarëve andej e këtej kufirit, e ndiej se si Poeti është i paqetë. Fli, baca Azem, këta janë të pandreqshëm!
 
Poeti
 
Azem Shkrelit
 
Ti ike
se dhembja të fiku si atdheu
i dheut të atit e birit e shpirtit të shenjtë*
çdo ditë fiket.
 
Tani rruazat e plagëve
ia numëroj vetëm.
 
Maj 1997
 
* varg i poetit Azem Shkreli
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s