GJENERALI DHE USHTARI PA PUSHKË ( Rreth romanit të autorit Mehdi Mulaj ) / Nga: Agim Desku

GJENERALI DHE USHTARI PA PUSHKË
 
( Rreth romanit të autorit Mehdi Mulaj )
 
 
Nga: Agim Desku
 
E nisa këtë shkrim si një përditshmëri për jetën a vdekjen në të njëjtën kohë duke kujtuar edhe të njëjtat kohë të secilit brez që ka frymuar në tokën e shqipeve, ku kemi jetuar vetëm me zanat dhe shqipet e kombit tonë, derisa errësira e reve nga qielli filloi të sjell shi dhe shi lotësh, shi dhembjesh dhe plagësh që i shkarkuan këtij popullit, që nuk i lejuan të jetojnë të lirë.
Kjo e bën të çuditshme përse njerëzit nuk janë të barabartë, edhe atëherë kur ne i kemi pranuar si popull të ardhur nga fushat e Karpateve. Kështu, tani populli shqiptarë pati mbi supet e tija vuajtje, mjerimi, tragjedi, që nuk mbahej mend që ka pësuar një popull tjetër kudo në botë sikur ky yni.
Për këto tragjedi janë shkruar romane, novela vargje që brezave janë ruajtur deri në ditët e sotme, sikur edhe autori i këtij romani që mjeshtërisht ju ka qasur kohës së luftës së fundit të vitit 1998 -1999.
 
 
Qasja që është vënë në këtë edhe si lloj ditari i luftës ë fuqizon edhe me shumë brumin e ngjeshur, sepse ishte edhe vet autori njeri nga personazhet kryesor të këtij rrëfimi, syzheu i secilit ngadhënjen gjithnjë duke qenë se drama zhvillohet në lokalitetet pranë këtyre personazheve, që përjetimi i tyre ishte aq këmbëngulës sa më mirë do e provonin vdekjen së sa të zhgënjeheshin me ikjen nga fronti.
Prandaj, vetëm një moral i fort i këtij populli, i autorit z. Mehdi Mulaj, di ta shkrinë realen me funksionalen, që të autorët e rinj kjo përbën dashurinë që t῾i qasen edhe më shumë shkrimeve të tjera apo tema që për lexuesin zgjojnë kërshërinë e të lexuarit.
Themi se motivet dhe si bosht i temës janë dhe ca rrëfejza në këtë roman, si: motivi për luftën,t akimi me Gjeneralin, rreth mesnatës, mëngjes, të nesërmen, në fshatin e strehimit, angazhimi i Drinit në ushtri, amaneti për pushkën e Gjeneralit, në oborrin e Shtabit, epoka pa Gjeneralin, që e shndërrojnë në një tërësi romanin “Gjenerali dhe ushtari pa pushkë” të autorit Mehdi Mulaj.
 
AGIM DESKU, Pejë 11 Janar 2017
Klikoni për të parë vidion:
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s