Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

NË KOHËN E TRETË

Ah, ëndërr e trishtë ç’u desh të të shoh
m’i davarite ndjenjat për fjalën e dhënë
Tash, qëndroj ballëhapur në stuhi e llohë
Dhe s’hungëroj si ujk në netët pa hënë

Pres natën e bukur pas ikjes së mjegullës
pres rrezen e HËNËS t’më ndrit mbi ballë
dëgjoj këngën trishtili në bistek të pjergullës
vezullim i YLLIT më trazon një mallë

Dhe pres buzëgas unë ditën e re
Gozhdët do i shkul nga muri i jetës
Të mos shemben ëndrrat kujtimet për NE
Le të ngelin vërimat për hir të vërtetës

Eh, nga mllefi Yt u trazua lumi
Valëfjalët e tërbuara më sollën lëngatë
Nuk ndjej tundim edhe kur m’ikë gjumi
Duroj netë pagjumë dhe nuk njoh DISFATË

Le të ngryset qielli pis të bëhen retë
Koha po ik ndaj të kërkoj mbi tokëqiell e det
Shpresën nuk e shuaj mbajë një amanet
Në Kashtën e Kumtrit do pres KOHËN E TRETË.

 

SHIU

Ja, shiu mehu s’ka as rrebesh
krahëzhveshur bliri ka rënë në mërzi
ca fjalëgjethe t’zverdhura që ranë mes nesh
kush ia shkundi blirit vallë e di ti

siluetëmrrolur m’fanitesh n’vegim
ndaj tymos cigaret unë shpirttrazuar
mbush e rras mushkëritë nikotinëpikëllim
e urrej këtë ditë ditëvjeshtë vonuar

dhe fjalëgjethet e zverdhura do i mbuloj bora
andej me vete s’do i bartë ERA
nën shtratin e tyre do bulëzojë lulebora
sa të hap KRAHË E SY pranvera.

 

ËNDRRAT

Ti rend pas ëndrrës tënde të zjarrtë
unë ëndrrat e mia do i djeg ngadalë
hirin e tyre jo, jo, shpirti s’e bartë
do i hedh në bjeshkë dhe në t’lumit valë

ç’është kjo ëndër me brenga ngarkuar
në thellësi shpirti ndjej një fërgëllimë
ah, ky acarzjarr qoftë i bekuar
më godet në yje kur vjen me fërtymë

do ngre dollinë unë për fatin tim
nën hije blini apo diku nën shelgje
sytë më lëbyren nga një prushpikëllim
digjem të këndoj këngën e një mjelme

dhe do vijë dita dhe çasti s’vonon
dhe vjen ai çasti dhe vjen ajo ditë
kur s’do këndoj më, këngë t’zogut gjon
po nën bardhësi bore ëmbël do i mbyll sytë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s