Poezi nga Diamanta Zalta
TË PAKTHYESHME
I pakthyeshëm është çasti,
E pakthyeshme koha,
Të pakthyeshme gjethet e thara,
Pluhuri i rrugës mbi fytyrën tonë,
Kjo rrënqethje e papritur,
Ky emocion orëvonë.
E pakthyeshme dhe kjo mbrëmje,
Ky çaj që po pi,
I pakthyeshëm ky shkak melankolik,
për një pranim të përciptë.
I pakthyeshëm vektri i orës,
Si nostalgji e rinisë.
Si zogjtë që fluturuan mbi ne,
Të dashuruar me qiejtë.
Gjithçka adhuron ndryshimin,
Metamorfozën dhe rendjen.
Vetëm femra, gjen diçka për ta vënë mbi vehten …
Advertisements