Poezi nga David Boseta

Poezi nga David Boseta

 

EPITAF JETËS

Filiz të mbolla
me duart e mija
për ty u kujdesa
të ujita
të rrita
me ty u krenova
suksesesh të nxita
deri në fundin e ditëve
ku cdo fillim
ka një mbarim,
në mes të preva
me duart e mija
e, me trungun tënd
ndërtova
kryqin tim.

 

***

… pastaj vjen ajo orë e vonë e natës
ku mendimet mbyten në një gotë dëshpërimi
vetmia lakmitare e pi ate ngadale
si pijanec zhytur nën avuj trishtimi

më kot përpëlitesh në krevatin bosh
krevati-binjak i shpirtit të zbrazët
ajrin nëpër natë kërkon ta perqafosh
por më kot, asgjë nuk mbetet kur rrok krahët

e ndjen vetminë që ti kreh flokët me gishta,
duhmën e alkoolit ndjen buzëve te saj
ndërsa më kot mundohet të të vërë në gjumë
me një ninulle klithjesh pa melodi, pa fjalë

ah sa e tmerrshme ajo orë e vonë e natës
krijuar enkas për ty, si një fenomen tallës
befas, te duket sikur dëgjon zëra
sikur e gjithë bota të përqesh pas krahësh

pastaj, fillon qan
mallkon me zë, shan
nuk di ke shan më parë
nuk di kujt t’ ja vësh fajin
vetes, Zotit, fatit apo djallit…

 

TË KAM HARRUAR…

Të kam fshirë nga jeta ime, përgjithmonë
nuk të ruaj në asnjë kujtim,
madje as emrin tënd, dëgjuar si jehonë.
Nuk mbaj mend asgjë, pothuajse asgjë, sepse…

Mëngjeseve bosh më mungon mesazhi yt.
Të kujtoj,
kur vesh një bluzë që ende ruan aromen tënde.
Të kujtoj,
xhirove të kota, ku i vetëm numëroj pllakat e piacës.
Të kujtoj,
kur shikoj një film,
pa ty, strukur aty në gjoksin tim.
Të kujtoj,
kur dëgjoj muzikën time të preferuar,
ose më saktë, muzikën që pëlqenim të dy.
Të kujtoj,
kur rrobat nuk ngrohin dot acarin brënda meje.
Të kujtoj,
ditëve me shi, i lagur deri në asht.
Të kujtoj,
ditëve me diell, që ngrohtësi nuk kanë.
Të kujtoj
orëve të vona ku telefonit i hedh sytë
vetëm për të parë orën,
në mungesë të mesazhit tënd të fundit.
Të kujtoj,
njohjeve të kota me cdo femër,
TE KAM HARRUAR – janë fjalët, që kurrë nuk ti thashë me zemër.

 

***

Në mes të shiut e hodha çadrën
Me duar në xhepa ecja indiferent.
Qielli u fye nga sfida ime
E pas stuhisë lëshoi rrufetë.
Unë hoqa xhaketën, këpucët, këmishën
Shiun sfidova deri në lakuriqësi,
Befas retë u shpërndanë dorëzuar,
Dielli doli si me magji.
E me një shkelje syri më tha konkretisht:
– Tek ti unë shoh një fitimtar,
Ndërsa turma sheh një idiot me bisht.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s