Poezi nga Lek Gjoka

Poezi nga Lek Gjoka

 

Kur Jeta dyert ti hap

Kur Jeta dyert ti hap
dhe fati të kap për dorë
dashuri të vjen me vrap
me brishtësi luleborë.

Kur Jeta dyert ti hap
kujdes në udhëtimin e jetës
ka dyer që dhimbjen t ‘bien n ‘prag
e në ndonjë dere takon dhe vdekjen.

Kur Jeta dyert ti hap
dhe fati të dhuroi pasurinë
mos i shiko të tjerët nga lart
së një jete Zoti dhuroi për njerinë.

Kur Jeta dyert ti hap
ti hapja dyert asaj dhe dashurisë
se ndryshe do pësosh Atak
e dhimbjen do t’ia lësh n ‘derë njerëzisë !.

Lek Gjoka
Jacksonville Florida
Gusht 2014.

 

Puthja e buzëve

Sakaq dallgëzohen retë shpirtërore nga epshet
sytë lëshojnë rrufene që puthjen e buzëve mbjellin
trupat shkrepëtijne pa fikje ngrohtësie
e retë epshore shi të imët rrjedhin !.

Të pres e dashur te Semafori i Jetës
ose me prit tek Treni i Shpresës së Madhe
me vete do të sjell Puthjen prej të Vërteti
e jo puthjen Tinzare !..

Se atëhere dallgët shpirtërore të epsheve
helmatisen nga idhnimi i ndienjes
syte fiken e puthja loton anës buzeve
që në shpine të dashurise i trokasin vdekjes !.

Të pres tek Semafori i Jetes
po që se nuk vij do të të dergoj imazhin tim
jepi ca ledhatime me flladin tënd si Zane e Bjeshkes
së puthja është një trokitje që ka vetem fillim !.

Lek Gjoka.
Marre nga vellimi poetik
“Dallgëzim i oqeanit shpitëror”
Tirane 2008

 

Trokitje në shtëpinë e jetës

Në shtëpinë e jetës
shumë dyer ka
fillon me trokitjen e zemrës
ku lotët e gëzimit fillojnë me kja.

Në dyert e fatit vazhdon e troket
disa hapen ,disa në çeles mbyllur
në Lumë dhimbjesh mund të notosh në jete
shpesh here në stres e trishtim i mbytur.

Por jeta është jete e jeten jeton
ka ndienja e gjak dashurie
që në jete jeten me ty e dashuron
më puthjë dhe cicërimat e fëmive.

E di se shtëpia e jetes ka një dere
që askush s’do të trokase
aty ka qetësi por lotët notojnë në erë
se asnjeri nga ajo derë nuk u kthye pas.

Sa keq kur hapet dera e vdekjes
se jeta është një shtepi pa rindertim
i gëzohësh më kot jetes
se çdo lindje ka të idhtin përfundim.

Në shtëpinë e jetes shumë dyer ka
provoji më rradhë pa pendese
të mirën që në jete jeta e la
ajo kurrë s’do të vdesë.

Lek Gjoka
Maj 2013
Jacksonville Florida

 

Parlamenti dhe politika

U fsheh nata
gjumë s’fle dita
plas shamata
rrihet politika !

Plas humori
n’ parlament
qesh prej zori
s’ lidhen qent !.

Qaj Shqipëri
qaj me lot
s’ ka drejtësi
as dje as sot !.

U vra shpresa
e rinisë
pa pendesa
i largohen Shqipërise.

Hyn në loje
miku i vjeter
s’lyhet me boje
s’ka rrugë tjeter.

Në klase ngeli
politika
në fund erdhi
plot merzi dhe Amerika.

Drejtesi o drejtesi
lajm i madh
politika raftë n’krye hi
mos paste derman.

Vazhdojnë lojën
macia miu
n’fytyrë s’ndërrojne bojen
as kur i lag dhe shiu.

Amerike a ti Evrope
mos ki frike
se Shqipërinë e hodhi n’ngrope
gjithmonë kjo politike !.

Qaj Shqipëri e ti shqiptar
pa pushim
derdhu në vaj
o i përloturi Atdheu im !.

Kam pak shprese
se do vije dita
Parlamenti do bëj kthese
e me te dhe politika.

…ca vite do lahen me pika loti
ca vite do vrapojne duke qare
por një ditë e di se do dale moti
e ju politikane s’do keni as tokë për varre!.

Lek Gjoka
20 Maj 2016
Jacksonville Florida

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s