Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
***
 
Po çfarë po thua
sikur të kthehej ai shkurti i rinisë,
ajo ftoma, që na ndezi shpirtin,
ajo rrugica, që na shpëlau me dritë,
ai përqafimi që na shkuli buzët.
Po çfarë po thua
a e kupton se çfarë po thua
më ngulesh si shiringë e më mpin gjer në thua
e unë recitoj , recitoj e sikur fluturoj der në qiell
në një rruge tërë gropa , pa sy e pa diell
recitoj, recitoj ,recitoj deri sa zëri më meket
shtrëngoj shkurtin tënd , që sa vjen e tretet…
 
 
 
***
 
vite
të tërë e bridhja spirtin tim
mos i dëgjohej zëri
mos në ëndrra bëhej fundi im
e ditën më hante trupin,
porsi arushë e merrja me të mirë
e s’ ja kisha më, merakun
po erdhi çasti e ripashë ate,
e thashë të merrja hakun
dhe e zgjodha vendin më të bukur
tantella e taka u vesha
diellin e preva mes për mes
në shpirt një puthje i ngjesha
pas pak dëgjoj një ulërimë
mire të të gjejë -thashë , o diell
po, arusha, e bukura shpirti im
ish kthyer prape në qiell…
 
 
 
***
 
Erdhi tek unë si i dërguar nga zoti
flokëverdhë, syblu majëkalit, i pafrikë
u egërsua fshati, me mua kot së koti
që as nuk shikoja, as nuk doja më dritë…
 
 
 
***
 
ai nuk është një tregtar i bukur
as kurorën nuk e ka prej asimi
vetëm se zemrën time e ka marrë
e shkronjave u ka humbur shkëlqimi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s