Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

Poezi nga Ermira Saraçi Osmani

 

S’ MË LANË TË LULËZOJ

Nuk bëra zë ,kur nisën me m’ nxjerre sytë
Nuk nxorra klithmë,as atëherë kur më vranë
Heshta ,se jam e urtë.
Nuk pashë edhe atëherë ,kur sytë më shikonin shumë
Fola , por s’ më dëgjuan, se më vranë fjalën
E ngrita kokën disa herë, por ma ulen prapë.
S’ më mbeti gjë tjetër, veç me mbyllë sytë.
Me pa baçen time t’ lulzume, po ti hap sytë aty s’ ka shkel pranvera.
Gjithë me morën për dore, më tërhoqën siç deshën
I ndoqa nga pas, nuk reagova,
Heshta, flejta dhe u verbova, se më vinte mirë.
Kështu kam qenë ,e urtë, e urtë prandaj më kanë nda.
Më kanë copëtu,si copë buke e nxehtë ,e më kanë hedh se iu jan’ djeg duart.
Si gur zalli m’ kanë hedh , e unë prapë s’ kamë nxjerr zë.
Më kanë krasit si pemë, e më lanë një trung të vogël.
Degën e Dardanisë se di pse ma këputën?Ajo më shkonte shumë.
Ah, sa degë më këputën pa më pytë, e pa mëshirë!
Më lanë të vetme ,duke prit .
Zjarr po më djeg në shpirt, duke prit degët e mia.
Si nanë e mallzume për fëmijë.

 

FYTYRËHËNËZ

E nisa ëndërrën për tek ty ,fytyrëhënëz
Prite ,se je dhe ti në të.
Shtrëngoje si toke të lagur
Është ëndërra e dashurisë.

Dashuria që shpërthen si Vullkan
Sapo dy sy shikohen,
Dy zemra digjen ,si shkëndij zjarri.
Derisa ne të dy
Pa fjalë, e prekim ëndërrën e bëhemi llave.

 

JA PRA, SYTË E TU

Ja pra, sytë e tu ,shikimi yt
Më bënë të ec në dallgët e detit,
Më bënë të ndjej dhimbjen,
E të ringjall gëzimin e fjetur ,
U dhanë frymë ndjenjave te mia ,
Vumë frymë mbi fryme, derisa i bëmë fjalë
Fjalë që m’i bëre stinë,kur unë s’kisha ndjerë
të më prekë akoma ,puhiza e pranverës.

Ja pra , sytë e tu, shikimi yt
U bënë trup, e mbeshtetëm endrrën,
Endrrën ,që e bëmë erë ,
dhe ne atëherë, i dhamë emrin e dashurisë.
E shpërndamë si re të bardhë, derisa filloj të binte shi,
Toka e etur piu çdo pikë,
E njomi çdo fare ,ku bënë trupa të rinj jetë.

Ja pra , sytë e tu ,shikimi yt
Zgjojne, e vënë në gjumë, pemën e zjarrit.

 

DIMRI

Dimrit s’ia kam treguar ndonjëherë fytyrën
Dhe kurrë s’kam për t’ia treguar!
As kur jam pranverë ,
e as kur jam vjeshtë.
Para tij jam gjithmonë buzëqeshje
Para tij jam gjithmonë lumturi.
Ai e di mirë që ngjaj , me dëborën
Por hesht!
Nuk kërkon të më shoh
Në pasqyrën e akullt të shpirtit
Ka frikë të eci
Në lëndinat e syve të mi
Do shohi veten,
Fytyra ime është si ai.
E ftohtë,
E dimër pa ty.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s