Poezi nga Irina Hysi MA
UNAZA E HEKURT
Ne s’ jemi vetëm!
Ne jemi sa kemi dhe fëmijët tanë…
Ne, jemi aq, sa shkojnë fëmijët tanë!
Ne jemi aq vite, më shumë!
Ne s’ jemi vetëm, aq të vetmuar, sa jemi!
Ne jemi kaq të dëshiruar të përmalluar…(…).
E jeta jonë, s’ është më e jona zemër…!..
Por, e fëmijëve tanë…me zemrën tonë…
Prandaj, unë s’ di as të përgjigjem….
As mos thuaj që dashuria e madhe nuk ekziston?
As se, Sokrati e quante kusht…principin…
Jo! Mos thuaj! Po sa i jam përshkruar?
Po librat, po poezitë, po sa shkruhet e thuhet?
Po unaza e hekurt në shpirtin tim?…
Shëronjësja ime!………….