Poezi nga Iliriana Sulkuqi
NUK ZGJOHESH NËSE NUK KE FJETUR…
( dy ditë dëborë – trokitje e ngrirë nga Spring)
Nuk fjeta
që nga ora e ndërrimit të stinëve…,
për t’i thënë marsit -“mirëse erdhe!”
Se ku i kishin ngulur në trup
ca satelitë (?!?!)
dhe harroi të vinte…
Mars i ngrirë në my Brooklyn City,
duhet të vdes qëllimisht
për të të ndjerë të çelur pas ikjes …
Iliriana, Brooklyn, NY, 2 mars 2019




























Leave a Reply