Arlette Valenotti
Kalendari poetik: Arlette Valenotti 1955
Më 3 mars 1955 u lind Arlette Valenotti, poete nga Venezuela. Fituese e disa çmimeve ndërkombtare, midis të cilëve çmimin ndërkombtar të poezisë në Altino (Itali). Poezi të saj janë përkthyer në gjuhën bengali, italisht dhe rumanisht; ja dhe një prej meje në shqip:
MË FAL…
Më fal që guxova…
u tregova e pamatur, më fal.
Nuk qe faji im,
po kaloja nëpër jetën tënde
dhe pashë dritat e zemrës ndezur.
Hyra, zura vend
u ndjeva si në shtëpi
u futa gjithandej
zbulova të fshehtat e tua
piva dhe një kafe.
Zemra jote më mbështillte mirë,
ndjehesha e mbrojtur.
Pastaj një erë e ftohtë më rrënqethi.
Vrap mbylla dyert…
fika dhe dritat.
Mos u tremb
mos fol fare.
E di ku është dera.
© shqipëroi Maksim Rakipaj