Poezi nga Rifat Ismaili

Poezi nga Rifat Ismaili

 

TË PRES…

Të pres si ylli i fundit
Rrezen e parë të diellit përqafon.
Brenda dritës tënde unë shuhem
Dashuria jote më thith dhe pushton.

Të pres ketë natë me kaq padurim
Si lulja e zbehur pret agimin
Te me japesh ndjenjë dhe jetë
Të largosh retë e dhimbjes.

Të pres aty ku mbyllen shtigjet
Atje ku shqota tremb shqiponjat
Atje ku zemra si qiri digjet
O mike, varg poetik orësh të vona.

Të pres mes thëllimit të egër
Mes natës se zezë të mendimit
Shpirtin tim të ndezësh si letër
Ti vësh flakë mëdyshjes e pendimit.

 

PAPRITUR

I huaj u bëra papritur
Vitin që vjen do jetoj si i panjohur
Gjatë verës do të ketë shkrirje.dëborash
Do të jetoj dimrin tim përbrenda botës.

Do të rrëzohet përnatë
Statuja e bukur e ëndrrave.
Ditët do largohen prej meje
Si skizofrenët prej zhurmave.

Nuk do të dimë çdo ndodhë pas një shekulli
Nuk do mbajmë mend sa do të na rritet mjekrra
Poezitë do shndërrohen në guralecë
Harrimi do më gjejë dimrit tim, i strukur brenda.

 

PRAPË DUA TË IKI

Po largohem nga kjo shtëpi
Po marr me vete veç erën
Që pas meje si dërrasë arkivoli
Mbyll me kuisje derën…

Ç’ të bëj më në kodër
S’ ka pemë as fëmijëri
Veç njerëz që ndajnë tokat
Të vrazhdë si dimri i zi.

Prindërit e mi janë plakur
E dashura është martuar
Më kalon pranë një qen i fantaksur
Zhurmon një bori makine e paduruar.

Motrat e mia, sigurisht, janë rritur
Për mua s’ mendojnë si dikur
Burimi i vjetër është prishur
Mbi trup të qiellit kanë bërë mur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s