Poezi nga Sonja Haxhia
Vargje…
Vijnë nga tokat e largëta
nga vraga që mbartin gjurmë jete
muzës që shpirti i gërmëzon
harlisur plot ngjyra,
si yllber ngjasojnë,
ngritur mbi karvane mjergullash,
lot qiellorë pikojnë.
Pika fillestare është gjithmonë e vështirë
numërimi i numrit është gjithmonë i pamundur
humbet labirinteve kohë
dhe mendimeve
që fanarë të tjerë ndriçojnë.
Ato ndalin çdo gjë
ajrin e mbajnë pezull muzgjeve që bien
e thyen në ngjyrat e verdha të Van Gogut
ose veshin krahë engjësh nga Dali
dhe si në rreth mistik
mbeten përherë të shenjta.
Duke endur rrjedhës së kohës së padepërtueshme,
pas yjeve, duke ndezur humnerat
deri sa të digjen në sytë e ferrit
një Dante ka ndezur pishtarin
e vwshtrimi i ndritshëm depërtojnë përmes territ.
Gjithmonë luftëtare në këtë pafundësi vizionesh,
përballë një horizonti gjithmonë të arratisur.
Frerë të këputur
Mes vetmisë, dimrit dhe natës
jetët tona janë pa ikje
në këto rrugë të grisura nga dhimbjet
në këto qytete të mallkuara.
Kalbësirë e tym të hirtë
vdekja ulet në dyert e shtëpive
zhurmë kuajsh dëgjohen në rrugë
pajtone me frerë të këputur.
Përreth kumbojnë takat e hekurta,
si zhurma e mokrave që bluajnë
eshtrat e tokës thërmohen
re pluhuri ngjiten drejt kozmosit.
My hearty congratulations to you my beautiful friend/poetess #Sonja