Anna Magnani
Kalendari poetik: Anna Magnani (1908-1973)
U lind në Romë, 111 vite më parë, njëra nga aktoret më të mëdha në histori dhe aktorja simbol e kinemasë italiane, Anna Manjani, “Nannarella” për dashamirësit e saj të shumtë, fituese e çmimit Oscar dhe shumë çmimeve të tjerë ndërkombtarë. Por aktorja e madhe italiane shkruante dhe poezi, njërën prej të cilave e sjell sot për ju:
…PRANDAJ ASGJË S’MË TRËMB
Gabime kam bërë plot,
ligësi asnjëherë.
Padrejtësitë nuk i harroj, shpesh nuk i fal,
por hak nuk marr:
gjë e ulët hakmarrja, si inati.
Por kjo më jep fuqi luani.
Një fuqi që më bën
para asgjëje të mos tutem.
© shqipëroi Maksim Rakipaj





























Leave a Reply