Kalendari poetik: Juana de Ibarbouru (1895-1979) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Juana de Ibarbouru

Kalendari poetik: Juana de Ibarbouru (1895-1979)

Poete e shquar uruguajane, 8 marsi është data e lindjes së saj. U lind me emrin Juanita Fernández Morales, de Ibarbouru është mbiemri pas martese. Shkroi vargje të mrekullueshme edhe duke ndjekur rreptësisht rregullat e metrikës, po ashtu edhe me varg të lirë. Ishte zgjedhur presidente e Shoqatës së Shkrimtarëve të Uruguajit etj. Fitoi edhe mjaft çmime të rëndësishëm letrarë, në vitin 1958 pati qënë edhe kandidate për çmimin Nobel. Ja përzgjedhja ime në datën e lindjes së saj, që e zgjodha si urim për miket e mia në fb për 8 marsin:

ËNDËRR?

Kjo puthje zemrën kafshoka dhe mishin
me atë kafshim më preku dhe shpirtin!
Puthje që dalngadalë më thëthin
si plagë e hapur që s’ka shërim!

Flakë nuk shoh, por zjarri përvëlon
dhe çdo çast që shkon zjarrminë e shton!
Mos qe e magjepsur kjo buzë shtrigu
që me një puthje dhe shpirtin më fshiku?

Në ëndërr isha që sytë m’u mbyllën
kur buzët e tij krejt shpirtin ma shtrydhën?
Tash mbath sandalet e bronxta dhe shkon.

Ku vete magjistar që më shëron?
Shuama flakën, mbyllma këtë plagë
se po ike ti, më shkoi jet’ e ngratë!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s