Kalendari poetik: Georg Maurer (1907-1971) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Georg Maurer

Kalendari poetik: Georg Maurer (1907-1971)

Poet dhe eseist gjerman. U lind më 11 mars 1907 në Reghin (ish perandoria austro-hungareze, sot i përket Rumanisë). Në vitin 1926 familja e tij u çvendos në Gjermani, ku studioi gjermanistikë dhe filozofi në Laipcig dhe Berlin. Gjatë L2B qe ushtar i thjeshtë. Pas vitit 1955 qe profesor letërsie në Institutin Johannes R. Becher, në Laipcig, ku edhe vdiq më 4 gusht 1971. Ja një poezi prej tij (Laipcigu bënte pjesë në ish Gjermaninë Lindore, komuniste):

MËNGJEZ GAZMOR (Froher Morgen)

Zgjohuni degë, mirmëngjez!
Unë hëngra bukë me një kokërr vezë.
Gjithë trupi më ngazëllen.
Brengat e natës i hodha tej.

Dola prej gulçimave të natës
si del prej veze zog i patës.
E theva lëvozhgën krejt,
i lirë shëtis tani, për qef.

Mësova tani çka zogjtë dinin
dhe përse çukitin.
Mësova dhe kë përshëndesin korbat
kur ulin pak kokat.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s