Kalendari poetik: Omer Tarin 1967 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Omer Tarin

Kalendari poetik: Omer Tarin 1967

U lind më 10 mars 1967 Omer Tarin, poet, eseist, dijetar dhe mistik pakistanez. Pasi shërbeu disa vite si nëpunës i shtetit, u tërhoq në jetën akademike dhe studimet universitare si pedagog. Ka botuar disa përmbledhje poetike dhe studime akademike. Gjithashtu është i dhënë pas mbrojtjes së mjedisit. Ja një shqipërim prej poetit pakistanez:

PULBARDHA

Kam dëgjuar dikur
atë klithmë të ankthshme

Një tingull i zgjatur i përvajshëm,
Hapur sqepi i madh me mundim
përballë dallgës që vjen me tërbim;

Tendosur kryet i kthen pas
nga lundrat që duken larg

I ndrit egërsia ndër sytë e qelibartë
i vetmuar vërtitet ashtu si di
ky skllav i zellzhëm i detit
lidhur me gjigandët krahë
në të mundimshmin fluturim plot shenjtëri

Më të munduar s’kam parë
prej jetës së mundimshme
dhe tani të vrarë
nga mjegull e verdhë e së përditshmes

Viktimë
e plazheve të qelbur,
shuhet përballë metaforës së tij
duke mallkuar qiellin lart
dhe deri në fund krenar;

“Njëherë e një kohë, dikur”, thashë
“Kam dëgjuar atë klithmë të anthshme”.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s