Poezi nga Seti Pezaku Vladi

Poezi nga Seti Pezaku Vladi
 
 
KËNGA E UDHËVE
 
Udhët tona!
Sa hapa të mi keni prit e përcjellë,
Sa herë mbi ju jam rrëzuar
E gjunjët kam vrarë,
Kam shëtitur e vrapuar,
Sa herë si vala bregut
Puthje ju kam dhënë.
 
Hap mbi hapa udhëve tona,
Udhëve të pagjumta syçelura
Në pritje për tu takuar
Të përshëndesnim
Mëngjeset e ageve të bardha.
 
Udhët tona të trembura
Të afërta e të largëta,
Me dashuri përcillnit
Cicërimat e zogjve,
Frymëmarrjet e lodhura
Drejt ekuacioneve.
 
Jeni arteriet tona,
Çentili që flakonte zemrat e palodhura,
Binomi i jetës
Përherë të pandarë në një vrapim
Në një garë.
 
Si akrepat e orës së qytetit
Që fluturojnë fushës së bardhë,
Ashtu fluturuam dhe ne me ju
Dorë për dore
Me hijet e mëngjeseve sapozbardhura,
Me muzgjet e mbrëmjeve jargavane.
 
Përmes jush
Zbrisnin këmborët nga malet
Malet në fusha,
Fushat në dete.
Të thjeshtat e të përloturat,
Ju udhët tona
Pa borselina e neone,
Me një gunë hedhur supesh
Lakoheshit së bashku me ne maleve!
Kur binit ju
Ju ngrinim ne,
Kur binim ne
Na ngrinit ju
Buzëve tuaja,
Lapidare.
 
Bashkë djersitëm
Bashkë gëzuam,
Ngjitëm auditore,
Bibliotekat pushtuam
Ku na prisnin mjekërbardhët e shkencave
 
Si tufa pëllumbash
Ecëm në arteriet tuaja
Me tinguj yjesh në gojë
Duke kënduar refrenin tonë rinor,
“Udhët na presin”.
 
Eeeh, ju udhë ëndrrash
Lagur e tharë në shi,
Përrenj të këngës së mallit
Shpirti i së djeshmes,
Ejani të bëheni syri i së nesërmes,
Autostrada blu!
 
 
 
SUVENIRET E KUJTESËS
 
I binte fizarmonikës shoku ynë i klasës
Puhizë tingujsh që zbrisnin si agim,
Orkestër e vetme për ne ajo ishte
Mbetur ato tinguj përherë mallëngjim.
 
Sallë e dikurshme prej kohësh pa të parë
Me stola të thyer,dy llampa për ndriçim,
Si dallëndyshet në rreshta rrinim fletë-fletë
Prisnim regëtimën e akordit për vallëzim.
 
Dhe hidheshin kavaljerët si bletët në lule
Hipur mbi tinguj vesë mbrëmje pikonin,
Damat syhënëza fuqinë pastaj merrnin
Së bashku me djemtë tastierës fluturonin.
 
Sallë e ngrohur me kolore rinore,
Me fytyra të ndezura,trëndafil larë,
Me hënën gazmore ulur në dritare
Me flokët kaçurela, të verdha nektar.
 
E shtrenjta sall’ me tango e valse Danubi
Me stolat e thyer ku malli më mbeti,
Me vete ju mora në çantën e supit
Gjerdan suveniresh, metafora poeti.
 
 
 
NATË TETORI
 
Në cepat e vetmisë që më mbështjell
Pij ca gllënka gjumë,
Ndërsa nata qan përmes qerpikësh.
Valët i mbaj hapur në dritaren time.
Buzët ma përthithin
Ajrin e qelqtë të tetorit
Që vjen fare pranë bregut të sirenave
Ngarkuar me kokrriza të koduara
Kripe e jodi
Shpërndarë në zverk të natës.
Mesnata qëndron
Mes teje e valëve.
Hëna,
Ulur mbi prag të vështrimit tënd
Që tretet thellësive të detit,
Gëlltit si të ishin lot përgjumjen
Me dhimbjen që përçart mesnatën.
Ne,
Rindajmë përgjysmë mes nesh
Edhe nëpër vete
Heshtjen e mbetur peng
Duke parë ëndrrën e zhveshur
Që rri zgjuar.
 
@seti pezaku vladi
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s