21 MARS dita e poezisë ( Vargje poetike XIV) / Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
Vargje poetike XIV
 
 
21 MARS dita e poezisë
 
…aromë pasioni, vartësi, udhërrëfim, ëndërr
blerim
këtë ditë prandvere Qëndistar
le të harrojmë padrejtësitë
luftërat, bajraktarizmin, sfilatën e urrejtjes
këtë datë le të rrjedhin shkronja të dashurisë
të dëgjohet melodia e zogjve të mëngjesit
poet, shkruaj për mirësinë
tolerancën njerëzore, miqësinë e bekuar
poete, vazhdo me vargje tingujsh përcjellur nga harfa
zbukuro miqësinë me penë të qëndisur.
*
Në këtë shkollë të jetës
bëhem se nuk shoh keqdashësit
anashkaloj hijen e ashpërsisë
datë është kjo, ditë e pendëve në glob
buzëqeshem me ngrohtësi miqëve
estetëve
fisnikëve
investim ky i njeriut më se modest
edhe vet natyra
po, po, edhe natyra lejon të zbret nektari poetik
rrëzë petlave ngjyrëdehëse vargjet vallëzojnë
lëngun e dashurisë së zjarrtë edhe qiejtë admirojnë
përjetësia është fshehur aty, tek shkronjat e jetëgjatësisë.
*
Këmbanat në lindje dëgjohen, prijëtarët marshojnë
ndjeshëm janë, zbritur kanë vargjet në vjershërim
heshtur, në urtësinë e përkryer të gjithësisë
në shpirt këtë të pashuar për bukuri
bojë hkrimi thahet, ndjenjat qetësohen….
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s