Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

E FUNDIT POEZI, PËR TY, “NËNË”

( vo: nuk është e personalizuar, për Nënën që më lindi, as për popullin e qytetit tim. Vendlindja ime është Shenjtorja ime, që edhe nga varri do të më ngrejë).
{ Elbasani – Një Ballakume-
SY Pranvere e mërguar…}

….
Mos prit të shkruaj më për Ty,
Shenjtorja ime,
mos prit!
Më le një botë prej dashurie
dhe amanetin s’ta mbajta dot.

Mos më prit as aty
ku s’m’i dëgjon rrëfimet,
ku s’marr me vete as dëshmitarë
të të them përse s’e mbajta fjalën
që botën me ligje ta bëj zap;
ku, te djepi që më përkunde
s’më le asnjë centimetër prag;
kur të thash : “Po vij”
“Pronarët” e TU
veshët i mbyllën me dyll…
dhe deheshin të trembur
diku larg…

Nuk shkruaj më për TY,
Shenjtorja ime,
më fal!
Udhën e Shkronjave drejt teje –
të PASHKRONJËT ma kanë zënë…

Iliriana jote – Në FESTËN e Ballakumeve,  pa Elbasan

 

EKUINOKS PA STINË…
( në vend të Testamentit të pa mbyllur në zarf…)

***
Toka s’më mbaka!…
Udhët e qiellit – të zëna…
Ku të shkoj me të vërtetën
Që më digjet si flaka?

***
Mbi rrugën e gabimeve të mia eca…
bëra gruan,
bëra nënën,
trajtëzova femrën.

***
Pritmë,
një sekondë e gjysmë…
sa të lyej flokët
dhe…
t’i marr leje vetes…!

***
Mbrëmja kërruset pa mua…
Dielli pa mua nuk lind…
Zoti kështu e ka shkruar
të iki si një lot intim…

***
Ditën
zihemi me dashurinë,
natën
për të, na merr malli…

***
Kur u linda,
më parë më doli koka.
Mos më shihni nga këmbët!

***
Dielli u dogj brenda vetes…
hëna m’u ftoh nëpër duar…
U putha a s’u putha…(!?)

***
Ra një pikë shiu
nga moti i kthjellët…
S’e besova Zotin,
të ma vjedhë lotin…

***
Dimri gris arnat e mia,
vera djeg trupin tim…
Bashkoj lotët
me vjeshtën time.

***
Kur bota
vjen rrotull,
e çmendur ndër varre,
ku ta fsheh veten
me ëndrra përralle?…

***
Prej teje,
dua botën e rreme…
Pa ty,
s’e dua as të vërtetë.

***
Nga heshtja e fjalës,
m’u trishtua nata…
dhe
iku…
***
Në mëngjes e urrej diellin,
më djeg ëndrrat…
Në pragnatë,
e pres…

***
Lakuriqësisë
I vesha rrobat e lakuriqit,
…dhe mbylla dritaret e natës.

***
M’u lëmyshk muzgu
i shpresës…
Në ardhsha e rilindur(!?!)-
Përkundmëni me
Djep tjetër!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s