Luigi Tenco
Kalendari poetik: Luigi Tenco (1938-1967)
U lind më 21 mars 1938 Luixhi Tenko, ishte kantautor, aktor, poet, instrumentist dhe kompozitor i njohur italian. Vdekja e tij (vrasje apo vetvrasje), në një hotel në Sanremo gjatë festivalit të këngës italiane, mbetet ende e mbështjellë në mister; në vitin 2006 u tha se hipoteza e vetvrasjes është më pranë së vërtetës. Njihet mirë edhe tek ne nga dashamirët e muzikës italiane. Sjell këtë poezi nga kantautori fatkeq italian:
NJË JETË KOTI
Një jetë koti do të kesh
nëqoftëse nuk bëhesh dikush:
kështu më fliste një zotëri
që pat një pallat për shtëpi.
Një jetë kot fare do të kesh
po s’dite botën ta njohësh:
këshu më fliste një poet
që njihte me mijra fjalë.
U rreka me qënë dikush, por ç’e do,
mbeta që mbeta kurrkush.
Poet të bëhem u përpoqa,
por botën ende s’e kuptova.
Një jetë kot fare do të kesh,
po nuk u bëre ç’do vetë:
më thoshte dikush me sy nga deti;
një jetë koti do të kesh…
© shqipëroi Maksim Rakipaj