Poezi nga Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Dallgë
 
Kaluan ortekët e dhimbjeve mbi mua,
M’i thinjën flokët e ndjenjave.
Tërmete më ranë mbi shpirt,
M’i shkërmoqën eshtrat e pritjes,
Nën peshën e vuajtjeve,
Deti i zemrës u përmbyt
Nga sunami i dhimbjes.
 
Nëpër lundrimin e endjeve,
Unë rashë por s’u theva,
U vrava nga gurët e kohës
Dhe nga shigjetat mbi zemrën plagë,
Veç qëndrova
I gjallë…
 
Stuhia më kishte kthyer në dallgë…
 
 
 
Cikël jete
 
Si gjarpër mitik laokontian
Më shtrëngon jeta qafën e vuajtur,
Unë dhembët ngul dhe nën tufan
Luftoj, për hirin e vrarë
Të Trojës sime të heshtur.
 
Ajër nuk kam,
Të mbush mushkëritë e lodhura
Nga nikotina që më falën të tjërët,
Në tryezën e viteve të vrara.
 
Ujë nuk kam,
Në liqenin tim të pritjeve
Endjet më kthyen në Sahara.
 
Zjarr nuk kam,
Ma morrën rrebeshet e stinëve,
Mbuluar me re dhe vetëtima.
 
Tokë nuk kam,
Kam vetëm pluhur dhe dhimbje
Që mbulojnë tabutin e ëndrrave të mia…
 
 
 
LARGOI PROVOKIMET
 
Nëse më do, mos u përpiq të më zbërthesh,
Me lloj-lloj vështrimesh që kafshojnë tinëzisht,
Mos mendo se unë mund të bie pre aq lehtë,
Të belbëzoj nga provokime a pyetje rikoshetë.
 
Nëse vërtet do që ta njohësh shpirtin tim,
Eja, hyr nën qerpikët e mi, e puthmi lotët,
Se zemra e vrarë nuk pyet për asnjë provokim,
Është kalitur me të gjitha sprovat e zotit.
 
Nëse më do, largoi të gjitha provokimet,
Mbille me lule ndjenjash shpirtin e vuajtur,
Shtrihu e fli mbi rrahjet e zemrës sime,
Kam mijëvjeçarë që ëndrrave të kam pritur…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s