Poezi nga Lejla Hoti
PËR DITËN E POEZISË
Veten nëpër vite e torturojmë
me fjalë të bukura
më fjalë të mëdha
por fuqinë tënde dashuri
as më prozë
as më poezi
kurrë s mundë ta themi..
Dashuri he
Mbretreshe e poezise
sa e madhe,sa e fuqishme je.
Me krihet e tu
lidhë cepat e atdheut të ndarë…
Edhe engjëjt vuajnë
Ti mantelbardhë
qe më dorën tende shpirtera shëron
besomë
Besomë e dashur ti
që kjo jetë
është përplotë dallgë,përplotë stuhi..
.
Kjo jetë s qenka edhe aq e bukur sa thanë
në një anë e keqja
mundohet të na mbuloje
si re e zezë lëshohet në ne
të na i mbuloje sytë
e fytyre…
Mos të shohim dritë, diell.
.veq zi, veq erresire
A thua këtë e sollen Perenditë?
jo, njëmijehere do të them jo, jo, jo
U lindem fytyrëzbuluara
të bukura e duarzgjidhë
por dikush si nëper mjegull lëshohet
dëperton mes nesh
shfaqe mbulese e dreq te mallkuar..
.
dikush qe është asgje tjeter, veq erresire
kërkon të na i mbuloje sytë
kërkon buzëqeshjen të na mbulojë,
buzëqeshjen që dritë leshon
O zot pse, nuk e kuptoj?
Por prapë e mira shfaqet
si ditë rreze shfaqë në ne
si dorë e jotë qe zemra shëron.
E mira triumfon…
Edhe engjëjt vuajnë, besomë…
***
Toka le të përmbyset
Dielli si portokall i kuq le të bjerë
kurrë mos të ndriqojë
sepse unë s’ mund t’a besoj
qe dashuri në shikimit të parë
nëpër vite s’ jeton..




























Leave a Reply