Poezi nga Ylli Pollogati

Poezi nga Ylli Pollogati

 

E VËRTETA PA GOJË

Terit të natës ecja dhe s’prisja të dilte hëna.
Këmbët mi kish rrënbyer era,
Kërkoja atë që humba dit – netëve;
Imazhin – portret të lotëve të para!
Një zog i mitur kërkonte krahët,
Mbeti duke u grindur përplasjeve…
E donte fluturimin edhe qiellin,
Shok me yjet.
Dhurat e çmuar për një bir të thjeshti.
Gryksat e kollarisur gurë lëviznin,
Dhe i lyenin me të kuqen e tyre fallco.
Nuk dashurova gënjeshtrën asnjiherë
Dhe dashurin e shihja kristaleve të djersës.
Jeta, një korniz epoke.
Mjer kush u pikturua me bojra marrë hua.
Mbeta kok’ulur me ëndër majat…
Majat, ku e vërteta heshtte memece…, pa gojë.
E vërteta e dhimbshme, që s’duan akoma ta besojnë idealet e mia!

 

SI MUND TË HARROHEJ?!

Rrugëve të botës u enda
Me lodhjen e kohës që mbillte harresë.
Po kurrë s’harroja lule të mbillja,
Gjurmëve të paharrueshme në shpresë…
Buzëve të njomura si vesa e barit,
Sytë e qeshura të djelltë,
Me fjalën e saj si yll:
– Në lindje të djellit do gjesh sytë e mi.
Belbëzoja mbi kujtime
Dhe në dorë më shfaqet një foto
E vjetër me njolla të verdha..
Vitet mbi të pamëshirë patën shkelur,
Pa e ditur e pa më pyetur,
Se kishte një jetë dashurie…
Mbi foto shkrihem
Dhe prapë me të u ndesha
Vëndit që na kishte caktuar hëna…
Ata, sy të thellë kristal drite,
Nga dielli shkëputur.
Ç’vetëtim malli ndjeva!
I paharruar një zjarr përpiu zëmrën, ëndrës,
Si dashuri e pajetuar…
Eh, zbardhej floku im
Dhe nata si përbindësh, dreqi e martë m’i përpinte kujtimet,
Unë shkelja mëkateve…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s