Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

(NJË) XIXË DRITE

(As) një xixë drite
(S’) shihet gërfyellit të hapur

Një dorë e zezë
E mbyll me shuplakën e përgjakur

Pastaj …
Kudo errësirë në tonën hapësirë

Një sy satani sheh pa dylbi
Gjerësinë e përpirë nga terri e ferri

Ajo dorë (sa herë) grushtoi
Shpresën (e) ajo prapë qëndroi pip

(Kjo) dritë n’pikë të ditës
Shihet (nga ne) me sy të mjegulluar.

 

(PËR) KUJTIME

Kujtimet e zhveshura të natës
I mveshi me petkun e ditës

Në mbrëmje prapë (ato) i zhveshi
Për t’i shtrirë në shtratin e ëndrrës
E n’gllabërim të gjumit

Janë në roje të hënës
Deri në agimin e kuqërremtë

Në të lumen ditë harlisen
Shpatijeve të kodrinës së mallit
Sa të mira e ca të pështira

Ngjiten e kacaviren
Shtatit të lodhur të kohës së vrarë
Të ndara (si) me kufi loti

Kujtime (këto) të lëshuara
Tatëpjetë
Qepikut të syve t’përlotur.

 

KU SHKONI MUHAXHIRË

Sa gjëmë e ofshama të lodhura
Numëroi moti i lig
Udhëve të pluhurosura të vendlindjes

Fati (më duket) s’u shkrua nga Zoti
Por nga djalli bishtzi
Që përzien në kazan shpresat e djegura

Sa britma vajesh çiliminjsh
Në krah të nënave të stërlodhura
Me bagazh të rënd e me lot të valuar

Këngë më (s’mbeti) në ato kodrina
E male që maten me retë
Veç dhembje të pasosura deri n’kupë të qiellit

Rrugët e ikjes ishin të pakthimta
Veç ëndrrat i morrën me veti
Brenda trastës së grisur të dhembjes

Ku shkoni (Muhaxhir) të përlotur
Në cilin vend do t’i shpalosni dhimbjet
Të mbetur pa plëng e pa shtëpi

Ç’trishtim që gërryen m’u në shpirt
Shtrirë rremave të fatit të alivanosur
Për kthimin (përdit) të ëndërruar.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s