Poezi nga Sokrat Habilaj

Poezi nga Sokrat Habilaj

 

DRUHEM

Druhem se ca sherre, do i lë në mes,
Ndoshta një kohë tjetër, duke pritur.
Po nëse rri e pres,çastin kur do vdes,
Kur të vijë vdekja, unë do kem ikur.

Druhem se kam plotë gjëra të tjera,
E mbase s’them, asnjë gjysmë zëri.
Po nëse unë pres, vdekjen tek dera,
Do të jem i kthyer në heshtje, i tëri.

Druhem se s’kam as besim tek vetja,
T’ua përplas në fytyrë, e të iki tutje.
Po nëse pres ditën kur të vijë vdekja,
Do jeni ju, që do më ngrini mbi supe.

E mbi supet tuaj, s’ju mbaj më inat,
Më mirë që s’fola, ja si vijnë punët.
Kur të më lëmoni brinjët me lopatë,
Do të shkelni syrin, se më mundët!

E pastaj në tavolinë, të ulur përball,
Ju do më kafshoni kujtimet të gjitha.
Nëse nuk më mundët, kur isha gjallë,
Thua se do më mundni, tani që ika!?

 

Shpirt vrarë

Mos u kapni pas meje nëpër rreshta,
Që të qeshni pa lidhje, si në shfaqje.
Dikur shkruaja, shkruaja se ju desha,
Tani shkruaj vetëm që t’ju heq qafe.

Tani shkruaj, të iki më larg në vetmi,
Që të mos ndihem i burgosur përjetë.
Ç’përrallisni kot, s’u përgjigjet njeri,
Aty lash nga vetja, thjesht një skelet.

Ju lash pjesën që përdhosët sa mundët,
Atë që mbi fytyrë i hodhët dhe baltë.
Atë që dhe në skuta, ia futët hundët,
Atë që se latë të ndihej si burrë, si atë.

Kam ikur, po vargjet i mora me vete,
Në ndodhtë që dhe atyre u zini pritë.
Për ju në çast do t’i kthej në skelete,
Bëni ç’të doni me to, si me një meit!

 

TË KISHA THËNË PËR LOTIN…

Të kisha thënë se loti që rrjedh në faqe,
është shpirt i vrarë që humbet për pak çaste…

Të kisha thënë, loti është një funeral,
Kur kalon ai, veç trishtimi s’bindet të ndalë…

Të kisha thënë, edhe kur sheh diku një lot,
ndalu, përule kokën, hesht, nëse s’loton dot.

Të kisha thënë…Kot të kam thënë gjithsesi,
se s’bëre asgjë për të ndalur lotët e mi…

 

TI JE KAQ E MIRË !

Ti je kaq e mirë, sa ndihem me faj,
Madje nuk dua të më lexosh tani.
Çmendurisht më vjen të qesh, a qaj,
Druhem se s’të fala, shumë dashuri.

Druhem se tjetër gjë jep e tjetër merr,
Kur pafund dhuron gjithçka, në heshtje.
Druhem se ndërsa, ndriçon për të tjerë,
Ti ndoshta harron të bësh dritë për vete.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s