Poezi nga Sevëme Fetiqi
POETI
Ka lindur nga përralla
na ishte njëherë…
Në kopshtet e djajve dhe të engjujve
mblodhi gëzime-hidhërimet
për vargun e vet të pa thënë
Zogun e bëri shok
malin shteg
natën shtrat
yjet zjarr dashurie
paralajmëroi ardhjen e vet
nga dhimbjet e shekujve
për t´u shkrirë në pëllëmbët
e bardha të letrave
për t´u bërë përsëri përrallë
na ishte njëherë
një pavdekësi (s.f)
Marrë nga libri im “KURORË E KALTËR”, 1985