Poezi nga Iliaz Bobaj

Poezi nga Iliaz Bobaj

 

DITA

Gjithë ditën nuk folën asnjë fjalë,
secili jetoi me memecërinë e tij.
Pasdite, kur pinë kafen veç e veç,
sikush u vërtit me sy,
në liqenin e saj të zi në miniaturë,
ku mbyste mendimet e veta.
Në mbrëmje,
dita u bë gati të ikte.
”Sa vështirë, – tha, –
të jetosh me këtë lloj mënyre,
të frymosh heshtje si një memec,
në skllavërinë e mërisë së tyre”:


PËRSËRITJE

Historia veten po e përsërit:
shtëpinë tonë e ndrin ylli i fatit,
po nga brenda e brejnë minjtë…

AI QË JETONTE NË MES TË PASURISË

Jetonte mes një pasurie të madhe të së shoqes.
I kish të gjitha me shumicë,
siç ka ujin deti,
siç ka muzikën vala.
Herë – herë vërtitej në detin e gjykimit,
ku mendimi i ngrinte ca dallgë të marra.
Një ditë e dëgjuan të fliste me vete:
”Qenka dhuratë e madhe pasuria,
ajo t’i sjell edhe yjet në pëllëmbë të dorës.
Mungon vetëm liria”.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s