Poezi nga Mark Simoni

Poezi nga Mark Simoni

 

LUMI YT PRAP KËNDON 
(Balada e të burgosurit të kahershëm)

Kapota e vjetër e natës, me erë myku dhe komçën e këputur të hënës,
Nuk mund t’a ngrohte dot trupin tënd të brejtur prej hekurash,
Dhe vetëtimat në qosh të qiellit u ndryshkën krejt,
Siç u ndryshkën gozhdët e shtrembra të arkivolit duke të të pritur.
Por ty s’tu përgjum fjala, lëshuar zbathur bregut të lumit,
Që këndonte dhe vajtonte njëherësh.

T’i qëlluan njëzet e tre semaforët e kuq të syve,
E drita e tyre ra përmbys mbi lëndinën e gjelbërt të ëndrrës,
Vajtoi, vajtoi, por u ngrit prap në gjunjtë e saj të bukur,
Për të ecur më tutje, pa u përgjumur, lumit që dalëngadalë po ngrinte.
Po ti prap nuk u rrëzove,
As mbi hijen e shkallëve të ditëve të kalbura.

Në këmishën tënde me kuti, si në një fushë të pjerrët shahu,
Kacafyten me njëra tjetren koha dhe jokoha,
E ta terrtojnë ajrin e ftohtë, që prej birave të syve derdhet brenda teje,
Si rëra e verdhë në sahatin e vjetër.
Po ty trupi prap të këndon brenda brinjëve,
Me fenerin e kuq të zemrës së harruar nëpër terr.

Mes teje dhe territ,
Kudo lëviz dora jote si pellg gjaku, apo yll i braktisur,
Thahen njëzetë e tetë degët e pemës tënde,
E fyejt e degëve klithin në buzë të honit të zemrës këngën e vetmisë,
Po ti mos u vetmo,
Se lumi yt prap këndon, dhe ikën pa pushim larg, larg.

 

GRUAJA LAKURIQE

Në mes të bulevardit të madh ecën serbes një grua krejt lakuriq,
Trupin e çveshur kjo femër botës i shpall,
Njerëzit turren të fshihen, turpërohen, tremben nga lakuriqsia e saj,
Bosh mbetet në çast bulevardi i madh.

E di që, sapo të fillojë të hedhë rrobat përmbi trup
Njerëzit do të dalin nga kthinat, nga skutat, ngadalë
Menjëherë kështu do të humbë magjia,
E frikëshme e lakuriqësisë së saj.

Më bën të qesh e të neveritem kjo lloj trembje njerëzish,
Prej të vërtetave të lakuriqta, prej lakuriqsive që ka bota,
Të këqijat erdhen qysh se u shpikën maskat, mbulesat, hipokrizia,
Qysh ditën që gjërat u veshën me rroba.

Le të dalë kjo grua dhe të bredhë si të dojë,
Botës së paku s’i fsheh gjë, trupin e vet i shpall,
(Të keqen më të vogël që mund t’iu vij njerëzve),
Që ecin sot në këtë bulevard të madh.

(SHËNIM: Shkruar në 1990, nga libri im i parë “Bujtinë e çmendur”)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s