Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Të due t’ çmendun.
t’çmendun mbas jetës,
t’çmendun për fjalën,
për vëmendjen teme.
t’çmendun mbas fëmijës që je.
Të kuptoj kur hesht,
prej padurimit dridhesh,
kah s’flet digjesh,
e dashnie përzhitesh,
por s’thue
se gjithçka qi tallazitet
asht det i stuhishëm
qi përplaset pa mëshirë në mue,
tuj e kurdisë si s’parit
këtë zemrën teme blu.

Për ty…

 

***

Kam moshën që kujtimet i zgjoj në këtë orë
e s’mundem me të kallxue
pse trishtimi asht hija e qënies teme.
Ndjej të thërmohem
prej mramjes në mramje 
pa mujtë me u shprehë.

Dikur t’kam pasë thanë
se zemra galop mberrin ma parë tek ti,
tash gjithçka ndjej galopante
asht veç frymë pezull kujtimi.

Në mos paça za,
diçka ndër buzë rrah
kjoftë edhe si grahmë e fundit
trishtimi i mos të thanunit gja.

Veç heshtja , mundet me m’përngja.

 

2018

Kishe dashtë me të takue,
diku ku nuk kemi qëne ma parë.
Mundet me ndodhë krejt natyrshem, 
ne brigjet e Danubit,
ose mbas Katedrales së Berlinit.
Më kanë fole shume për Caffe de Flore
në Paris,
as aty s’kemi qene.
Gjithsesi mundemi me gjetë
një tren për Moske dhe atje mundena me ndejte
nën yje,
mbi bore tue pi nji gotë,
e ti me folë pa pushim , siç ban zakonisht.
Këto takime ndodhin ,
e askujt nuk i bien ne sy.
Unë thjesht due të jesh aty,
ku njerëzit nuk na shohin si fantazma,
apo nje tip tragjedie Shekspiriane.
Due ta kuptoj pse sytë tuej ndrijne ma fort se yjet,
pse hana asht e zbehte,
pse pemet para teje feshferijne melodi nokturne.
Ska kurgja
nese ikë krejt herët ne ag’.
(Po qeshem), prej mend s’ka asgja,
jam mësue,
andrrash me të pa…

Kishe dashtë me të takue,
ndonjiherë,
atje brigjeve te Danubit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s