Lumenjtë e vrerit / Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

Lumenjtë e vrerit

Lumenjtë e vrerit të vëndit tim
Me dherat e trupit përmbytur me ujë,
Gjak e limfë, dualën nga shtrati.

Bimëzat e shpresës
Ndjehen të asfiksuara nga mungesa e ajrit.
Asnjë ëndërr s’mund të lulëzojë më.
E unë notoj ndër ta për të
Shpëtuar trupin e shpirtin tim e të Atdheut.

Këpucët m’u bën varka të vjetëruara
E arkivole plot me ujë,
E të pa vlera për të varrosur
Ëndrrat e mbetura gjallë.
Jo koha, por pjesët helmuese
Të trupit e mbytën Atdheun.

Këto e kanë përmbytur përherë,
E vendi im është një Laokont i pushtuar nga
Gjarprinjt’e lumenjve të vrerit të pjesës
Më negative të tij.

Më duhet të rikthehem mbrapsh
Dhe njëherë në njëqelizorë,
Për ta fillur evolucionin e krijimit
Të njeriut nga e para,
E ta mbjellë në të gjithë vëndin ëndrrën
E shpëtimit të njeriut,
Nga ky llum i pa mëshirë,
Nga këta lumenj vreri që mbjellin vdekjen
Ndër qelizat e trupit të Atdheut.

Janë nga më të egrit lumenj vreri,
Që shkatërrojnë historinë tonë
Lulëzuar ndër shekuj,
E që gjithë bota na e ka zili.

Lumenjtë tanë të vrerit ushqehen nga
Përrenj hakmarrës e injorance,
E s’pyesin për ndërtesa ëndrrash
Të mbjella me dritë yjesh, djersë,
E të vaditur me gjak brez pas brezi.

Njerëz të mirë!
Kujdes nga të pabesët gjarprinj
Plot me helm,
Që po të kafshuan s’ke më shpëtim,
Kujdes
Nga lumenjtë e vrerit të vendit tim!

Dt. 09. 01. 2019. Modena.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s