Tre tregime të shkurtra nga Alda Taçe Shpata
 
 
Më ndodh te udhëtoj shpesh
 
“Iluzioni të mundëson të largohesh nga realiteti mbytës . “
Frojdi më pati parasysh mua , unë zgjohem në nje vend tjetër çdo mëngjes .
Madje përveç nga njerëzit kam ikur dhe nga trupi im i plogët e i patonifikuar .
Në vendın tim iluziv njeriu di gjithçka që ndodh rrotull tij ,përjetëson e materializon pasionet ,e ka këtë mundësi atje sapo lind .
Shpreh të gjitha ato që i kap intuita ,nuk e ka problem të thotë që miqtë e tij i do me raste .
Nuk druhet të tregojë se sa ia shëmtoi ditën sot sjellja e ulët e vetes .
Atje nuk është problem të thuash që ke probleme njerëzish ,nuk të gjykon njeri për çorapet e tua të grisura .
Bota e këtushme ,kjo e vërteta të nxjerr sytë, gjuhën , të shkel e të ndot përsipër ,pastaj si e pistë që është të mbulon me çarçafë të bardhë të hekurosur.
Kur iki në botën time nuk marr asgjë me vete ,ajo ka një mekanizëm ku gjithçka ta bën transparente .
Ngjyrat ekzistojnë atje , por prapë janë të tejdukshme.
Nuk e di si funksionon ,por e kuqja është e tejdukshme , bluja , e bardha , të gjıtha pra .
Ketu janë të vrazhda si perime të regjura, asnjëra nuk është origjinale e transparente ,domethëniet e ngjyrave ketu janë si sjelljet e fjalët ,të padeshifrueshme.
E bukura atje është me paratë , ato varen nga ndjesitë, idetë që ke dhe nga mendimet pozitive .
Nuk ka stımuj materialë për punën e padobishme atje .
Në qoftë se një mendim i keq te vjen për veten e për njerëzit fıllon rënia ekonomike , falimenti . Nuk bëhet e përgjithshme dukuria ,nuk ka kriza ekonomike , këtu krizat paraprijnë luftërat ( jo gjithmonë botëroret).
Jeta dhe vdekja komunikojnë në botën time ,secila ia lë pak derën hapur tjetrës .
Jo si këtu ,secila e përjashton njëra-tjetrën.As e respekton ,as e njeh ,ashtu siç e meriton çdonjëra.Dashuria këtu numërohet me gishta. Njerëzit fejohen , martohen , bëjnë fëmijë,po këto janë kompromise , pragma për të bërë jeten .
Dashurıa në botën time iluzive është si ndërgjegjja , shprehje e brendisë së njeriut , aty nuk ekziston asnjë qenie pa ndërgjegje e pa dashuri.
Aty njerëzia nuk resht kurrë së bëri dashuri.
Nuk e kam udhëtim alegorik si te Dante , alegoria i ka prıshur rregullat në këtë kohën tonë ,asnjë nuk referohet së thelli për të gjetur kuptime.
Atje , në boën iluzionare ku unë kaloj pjesën më të madhe të kohës gjithçka ka substancë,brendı , vetëdije, esencë.
Kam tentuar mijëra herë të aplikoj dhe këtu çdo gjë ,por ligjësitë dhe mekanizmat e instaluar i shpërbëjnë dhe asgjesojnë sapo e kuptojnë që ekzistojnë.
Përfundimisht unë jam e lumtur në iluzion .
Si mund të rri këtu ,kur mund ta manifestoj ekzistencën time dhe në iluzion?!
Udhëtimi im i abstraguar jo rrallëherë bëhet shpëtimi im i vetëm.
 
 
 
(Si per festë, për t’i thënë babait tım : “Ju dua shumë të dy , nuk ju shoh dot veçmas …”.)
 
I ikte sa herë ballafaqımit me të ëmën. E donte cmendurisht atë grua të pakohë .
Vitet iknin si të babëzitura në asgjënë e tyre , ndërsa e ëma nuk plakej ,lartësohej .
Kur ishte e vogël i mbante mend lulet e fustaneve të saj ,në imagjinatë e bënte veten grua ku vishte po ato lule.
Çdo pranverë që vinte ia përziente aromat që dınte ajo te nuhaste , ajo e nënës i përkiste një stine te pestë, nuk ishte as e lehtë,as e fortë,as lulesh ,as gjethi .
Aroma e saj depërtonte ,mbështillte, rrjedhte ,nuk nuhatej ,shqisat kishin për detyrë sa ta futnın në fokus ,pastaj perceptimi saj pulsonte në çdo venë.
Qau shumë kur i pa asaj thinjën e parë, i dhembi thellë kur për herë të parë e pa në gjumë.Nuk e kishte parë asnjëherë të flinte , binte e fundit në shtrat dhe ngrihej e para.
Kur u bë grua vetë,pa i ikur femrës asnjë gram , nëna e saj mori dimensione të reja .
Nuk kishte qenë asnjëherë femër ajo , kishte lindur grua .
Vuajtja ,përkushtimi,mençuria ,dashura e pamatë që jepte nuk kishin lidhje me femrën,ishin shumë të forta .
I kishin kaluar kufijtë e fizikes ishin produkte dhe qenësi gruaje .
Sot të ulura përballë njëra-tjetrës ,gjerbin kafen dy gra .
Ajo më e reja , e pamosha ështe e ëma ,e bija druhet ta shohë në sy .
Frika e saj është gruaja , ajo bijë e ka patur mundësinë për t’u bërë e për t’u ndier grua.
Po po , nuk mund të tolerojë asnjë minus te vetja , nënat rritin gra .
Sidomos nëna e saj , e cila e prezantoi me burrin më të lumtur e të shtrenjtë në botë ,të atin .
 
 
 
Demiurgu im
 
Mbase ishe njerëzor , kush po mundohet ta kuptojë më ekzistencën tënde.
Ti erdhe nëpërmjet sintaksës poetike , më ngrite prita , ma çorganizove përbërjen ,ma shpartallove kuarcën që kisha ngritur së brendshmi .
Ti nuk kishe emër, une te quajta Demiurgu im .
Me mbërritjen tënde instalove të jashtëzakonshmen tek une .
E mbinatyrshmja m’u vendos në kraharor dhe ma transformoi të gjithë materien shpirtërore .
U arratisa nga jeta ime dhe ndërtova mijëra versione të tjera lumturie me ty.
Ti ishe një kompozim fjalësh pa fytyrë,ne të dy befas u gjendëm në biseda intime ,të çmendura e të guximshme në faj.
Iu larguam botëve tona,ti tëndes e unë times.
Ikëm nga njerëzit ,kryesisht nga të njohurit .
Megjithëse as te njohurit nuk na dallonin dot më ,ndryshimi i brendshëm kishte depërtuar dhe së jashtmi .
Ti ishe bërë i bukur ,shumë i bukur , mua më kishte rënë një nur zane dhe kisha ngecur në të njëzetat.
Sa zgjati kjo ?
Zgjati aq sa nuk la më te unë asnjë mundësi të mblidhja veten dhe t’i rikthehesha gjendjes sime të mëparshme.
A kam mundësi me ty ?
Jo. Ti ishe fjalë, fjalët janë të bukura e përmbajtësore kur artikulohen , ti ike në heshtjen tënde të përherëshme. Nuk ishe njerëzor , ishe demiurg , nuk ishe as imi , thjeshtë u stacionove per të aplikuar teoritë e tua .
Po tani ?
Tani të duartrokas në boshllëk,ti nuk je , nuk ishe ndonjëherë , ama magjia dhe hyjnorja mbeti tek unë.
Tani unë di të dritësohem , aq sa më druhet dhe absurdi .
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,302,548 hits

March 2019
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List