Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
VAJZA E LAGJES SIME
 
Vajzëria jote e bukur, e vrarë nga paragjykimet,
e ngatërruar nëpër kohë, ligësisht e përgojuar,
duke kujtuar vitet si besimtari që fal përshpirtjet,
mu shfaqe kujtesës, me hapin tënd të nazetuar.
 
Kush e dinte që veshja jote nga stima e intriguar,
minifundi dhe linjat humane mbi një “trike “,
Hijeshia, gjthçka që tek të tjerët lind e dëshiruar
do të na jepnin ankthe kohe dhe ideologjike.
 
Emocione të harruara pandreqësisë. Kujtime për ty.
Tani qesh e qaj me veshjen tënde të përgojuar .
Kohë të vrara nëpër skedare memorjesh; kam në sy
Lotin e kohës. Ishim të rinj, por me ty të dashuruar .
 
 
 
EMRAT TANË
 
Ta ruaj emrin nëpër ca dyer të memorjes
çuditërisht , nga vetëdija shume rrallë çelen,
sepse jetojmë kohë të ngutura dhe vetëm prehjes
ndriçojmë ndërgjegjes rrallëherë dritat që ngelen.
 
Të larguar në jetë rikthehemi , vetëm buzëqeshje
dhe nuk kërkojmë kurrësesi shkaqet përse u ndamë,
duke ruajtur sekret kohëve, fshehur e në heshtje,
dhimbjen që kemi dhe emrat tanë.
 
 
 
KAFE NË DY KOHË
 
Midis bisedës dhe nulitetit të ditës
ti më flet me gjuhën e “ AVENY “ – ve
dhe sensin ultramodern për SNACK-et e dritësuar,
e ngjan dëshirues i një bote tjetër ,
madje, thuajse i padeshifruar .
 
Mua , më lodh mendërisht shqetësimi
I klubeve të vegjël të qytetit,
e nuk di ku të të shpie…!
Për konfort joshem, tmerrësisht nga mendimi,
sikur të shijojmë një kafe shtëpie.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s