Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

KUR IKIN POETËT

Iku dhe Moikomi!
Një yll më pak
në qiellin e diturisë!

Iku dhe Moikomi!
Thjesht, sic jetoi,
pa bujë , si gji i thellë
por me hapin e madh
në atlasin e historisë!

Mos qani për poetët
kur marin udhën e Parajsës,
mbi shtratin e ndezur
të ëndrrave rrebele!
Mjaftojnë
lotët e tyre të dashurisë,
mbi buzët e plagëve të botës.

Lavdisë dhe këngës
nuk i shkojnë lotët!

 

EPOKË PA KALENDAR

Idhujt i vrasim dhe i varrosim vetë,
Me kazmën e ftohtë të fjalës së mykur
Kështu ka ndodh që herët në mëngjes
Se diellin dhe hënën na e duan të fikur.

Mjafton errësira për mëkatarët
Klithma hijenash endur nëpër natë
Ata që shkulin dhe gurët e varreve
Pas funeraleve kërkojnë dhe shpagë.

E bëjnë historinë epokë pa kalendar,
Fshijnë çdo gjurmë nga e shkuara
Kurorëzimi i tyre është faqa e parë
Brezat shënohen në faqe të harruara.

Të tjerët kanë lartësuar monumente
Për emra të stisur vetëm për piketë
Një Nastradin-simbol i gënjeshtrës
Apo një Robin Hud, gati si mbret.

Ata që shikojnë me syzet e miopit
Dinë kaq bukur të pështyjnë historinë
Në themelet e lodhur të këtij kombi
Pështyma e tyre është si një minë.

Ndaj s’dimë nga vijmë e ku të shkojmë
Se i djegim vetë pergamenët e kujtesës
Dhe brezat s’do të dinë ku të kërkojnë
Gjenezën e gjakut në librat e jetës.

 

QENKA E VËRTET

Nuk di
pse ndihem kaq i lodhur,
(të lodhka udhëtimi
edhe në ëndërr?!)
Thellë në gjoks,
më troket një zog,
unë i mbaj iso këngës.

Nuk di pse gjumi
më ka tradhëtuar,
(paska tradhëti të bukur?!)
Ah, ndjej,
në qafën time lakuar,
një litar të këputur.

Nuk di
pse në këtë botë të vogël
kanë mbirë
kaq shumë gurë nëpër kryqëzime!…
Doja të ishte lodër,
por qenka e vërtetë,
kjo ëndrra ime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s