Poezi nga Sonja Haxhia
Dëshiroja…!
Dëshiroja të zbuloja të padukshmen,
madje doja ta zbukuroja me këngë gëzimi,
afër dhe larg kudo që të jete …
Tani unë kam ndërtuar një kështjellë
në një nga ato të ekstremit tjetër,
në heshtjen e mbulurar ëmbël
të hidhurat mbuluar me pluhur.
Përpjekjet ngjasojnë me të sotmen,
shpirtin unë nuk mund ta kyç në kasafortë,
sytë i kam të veshur,
por një dritë e shoh të qartë
mendimeve të mia,
shprehur netëve t’ vakta,
dhimjes së shkulur nga Hëna
në një të shkuar të egër
ku kohët rikthehen përsëri
e unë shquaj prapë ëndrrën.
Me duart e mia
kaherë të kryqëzuara vetëm,
si nje këngëtare e përhumbur,
zërin tim të brendshëm,
guximit për të shkuar larg
dëshirave të fshehta.
E lirë
Nga shpejtësia, përplasur në shtigje të egra,
lart e më lart, ngjitur përgjatë shkrepave,
e çrregullt, duke ju larguar shtëpisë
mblidhja lule plot parfume,
nganjëherë dhe gjëmbaçë,
magjepsur pas Hënës së re
mes shiut dhe rrufesë
endur në këtë të panjohur të shkretë.
Unë kam lindur e lirë,
si një lumë i nxituar që vërshon luginës e s’ di të ndalet
flokët bëhen dallgë
e vishem një me valët…
Endrrat do ti ndjek edhe pas vdekjes
thellë, si kanioni i madh,
gjurmëve të madhërishme kohë
ku kojotët hungërijnë gjer në re.
Ndoshta dukem si një e panjohur e kësaj bote
duke pritur me durim diellin
brigjeve që nisin e shndrijnë,
në rreze të pafundme ngjyrash
përjetë, si një grua e lirë.