BETOHEM… / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

BETOHEM…
{…do të puth
vetëm mermerët e të ikurve
që s’ka virus t’i zerë sërish…
Të tjerët –
NUK KANË FRIKË NGA UNË…}

MOS MË FUT NË KARANTINË…

Mos më fut në karantinë,
Vendi im.
Nga karantina e mërgimeve të vij,
që nga koha e shekullit të SKËNDERBEUT
( sa më kujtohet),
deri në të sotmen e Botës viktimë…
………..
Mos më fut në karantinë,
Vendi im.
Mos ma pengo oksigjenin
që mbushi qelizat e mushkrive të mia-
që nga Krasta që frynte e mardhtë,
deri në Tomorr, te Dodona;
që nga MALI i VASHËS
( të pa fat)
deri të Bjeshkët e Namuna…

Mos ma bëj karantinën kufomë,
Vendi im,
kam ende diç për të të thënë,
sapo të zgjohem
nga SHTRATI –
KU FJETA ME TY SI HISTORI.

BETOHEM,
do të puth
vetëm mermerët e të ikurve
që s’ka virus t’i zerë sërish…
Të tjerët –
NUK KANË FRIKË NGA UNË,
VENDI IM.

Iliriana, Brooklyn, NY,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s