Buzëmbrëmje në det / Poezi nga Xhevahir Cirongu

Poezi nga Xhevahir Cirongu

 

Buzëmbrëmje në det

E ndoqa hijen e natës
Pas dritës së xixëllonjës të vetëmuar,
Hapat i hodha ashtu ngadalë
Aty te bregu i detit sërisht
Fjalën “Dashuri’’ në rërë kish’ shkruar.

Thash se mos isha në ëndërr
Por jo, kjo ndodhi me të vërtetë;
Mbi gjurmët e ngelura në rërë
Lundronte fjala si varkat në det.

Buzëmbrëmjeve bregut të detit
S’ka lëvizje njerëzish si më parë,
E trishtë kjo verë e vitit 2020- të
Edhe xixëllonjat dritën e kanë mekur.

Erdha ti them valës së detit
Që të dy jemi të trishtuar vërtet,
Së bashku mallin e dashurisë tretëm
Nën dritën gjysëm vezulluese të xixëllonjës.

Ika atë buzëmbrëmje nga deti
Dhe pas lash gjurmët si kujtim,
Më pëshpëriti edhe fjala e shkruar në rërë
Eja prapë më tha, të pres biri im !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s