Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

FJALA

Ty, e thjeshtë po të duket fjala
Kur fëshfërin si gjethe në gjuhë
S’i kupton tingujt dredharakë
Që duken si të mbuluar me lule

Duket shpirtin e dhembjes kanë
Se fjala rrëshqet mes dhëmbësh
Dhe bëhet e pavdekshme, kur
E gatuan në zemër dhe mendje

Do që të çlirohesh nga vuajtjet
Thjesht e thua një fjalë dashurie
Ajo të hapet e të mbyllet atëherë
Kur për ty dhimbje s’do të ndiejë

Dashuria të shtjerë në dhembje
E ndjen e vargje shkruan në letër
Ti e ndjen e i këndon edhe këngë
Por tingujt e saj mbeten të njëjtë

Ti, i shndërron në rrokje e fjalë
Ti, i zbërthen gjymtyrët e fjalisë
E hidhur në vuajtje dhe dëshirë
Fjala të dridhet si gjethe në erë

Të peshon kur e skalit në gurë!

 

TRUNGU SHQIPTAR

Me rrënjët thellë në tokë
E plisin lart maje kreshte
Degëzohet natyrshëm
Me krahët e brezave

Trungut drejt deri në qiell
Shqipet ndërtuan çerdhe
Qysh kur kishte Hënë e Diell
Në këto troje kanë qenë

Lulëzuan e dhanë frute
Pa lëvizur trollit asnjë çast
Durimplota gjer në dhembje
Me Legjendat e Trimërisë

Nën degë i tunden djepat
Kur gjokset u dallgëzonin
Nga rrebeshet e stuhive
Dhe goditjet e rrufeve

Me sqep e gdhendën gurin
Bën kala e mburojē lufte
Shigjetat e armiqve thyheshin
Nën kthetrat e shqiponjave

Në përleshje me stuhitë
Kur i thërret zëri i shqipes
Gjethet shndërrohen në armë
Trungut Shenjtë të Ilirishtes.

 

NËSE VDES

N’perëndim të diellit e dua vdekjen
Kur prapa e lë shkēlqimin e tij
Trëndafilin e kuq maje kreshtave
Që çdo perëndim me dashuri të vij.

Do t’i mbyllja sytë e do të flija
Në mes perëndimit dhe dashurisë
Me tē fshehtën e jetës në zemër
Që ëndrrës pat trokitur lumturisë.

Dhe që më zgjonte me ndjesinë
E një vegimi të largët fantastik
Aty ku pushonte zemra e njeriut
Fillonin të hynin dashuritë pa frikë.

Vdekjen e dua n’perëndim të diellit
T’i mbledh të gjitha fijet e dritës
Të krijoj me to fytyrën e përjetshme
Të shkëlqejë në mes të errësirës

T’i them jetës “Mirupafshim!”
Në vend të Lamtumirës!

 

KU PREKET E VËRTETA FRYHET ZJARRI
I PUSHTETIT

Me gishta e vizaton dritën që nuk shihet
Përtej territ të kohës mbretëron verbimi
I egzistencës së njeriut n’ brendësi kufiri
Bashkë me dhimbjet e trupit e të shpirtit

Lakuriqësohet jeta pa fytyrën e maskimit
Pa mashtrimet e lirisë ditëve të rrejshme
Atje jeta shijohet me gjuhën e të uriturve
Ku mbretëron ligji i të fortit dhe përfitimit

Drita që nuk shihet ka shijen e robërimit
E gjakut të ndezur për të flakur errësirën
E ditës pa diell që e robëron dhe këngën

Ku preket e vërteta fryhet zjarri pushtetit
Mashtrimet fshihen nën ligje të stërpikur
Korridoreve të zeza dhe të nderit të shitur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s