Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj

 

Në derë të parajsës

Oh…, merrmë në krahët e tu,
të ikim larg që këtej,
aty ku shpirtërat ndrijnë,
askush, mos të na gjejë…
Zemrën malit t’ ia çajnë,
Zogj të kapin në fluturim…
………
Në derë të parajsës të trokasin,
atje, atje, n’ a gjejnë shpirti im!

 

Martin

Po ulem mbi vargun e një poeti
që do dooja të ishte udhërrëfyesi im…
Të dëgjoja gegnisht e gegnisht
të më magjepste me dashurinë tij…
Jam zoja, zoja e matanë lumit
që mes shoqesh mendonte veç për të
Ç’ kini ju gjethe që psherëtini
jam zoja, zoja e poetit që fle…
Po ulem mbi vargun e një poeti
që do dooja të ishte udhërrëfyesi im
të dëgjoja gegnisht e gegnisht…

 

sikur…

motra ime e vogel, gjigande, flinte gjysmë përmbys
me një çilimi, të ngjeshur nën kraharor
çilimi që ngjante me mua.., .nuk e dëgjova të qante…

i kishte zënë frymën, prandaj e zgjova,
por ajo sikur m’ a vërviti ndër duar
duke ikur, e duke vrapur …, nuk e dëgjova të qante…

fëmija, në një kukull magjistarësh e shndërruar
e grurtë nën kraharor … e teksa e ngjeshja me duar,
barku i saj vogël ishte i mbushur, me kashtë…

ku të gjej, një djep të vockël…!

 

Kalit të Shën Mërisë

Kali i shën Mërisë…, mua më thonë,
e vockël, e pashpirt,  për mua thonë
rebelkë, skizofreni, për mua thonë
putankë, gjithfarëlloi, për mua thonë..
Por nuk e dinë se unë linda e lirë
puploj në një ekstazë parajsëhapësirë,
notoj në një fllusknajë ngjyra -ngjyra,
afroj në zjarr të shpirtit shenjtfytyra.
Për çmendurinë time, e bëj atë që dua!
Për at’ dhimbjen time e bëj atë që dua!
Për kënaqësinë time, sa ndjen, ja këpus qafën
krrëc e krrëc e krrëc filloj ja përtyp kafkën…
për atë heshtjen time e lë të derdhë mbi mua,
ia thith të fundmin gen , e bëj atë që dua…

Pastaj, rri e vajtoj , qyqare e vetmuar
kacavjerrë e mjerë për muri përqafuar
përdredhur, ngulur thonjëzat në tempullin me vrimë
shpresuar se një ditë, më pranë e pranë do të vimë…

Kali i Shën Mërisë, mua më thonë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s