Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame “DASHUROJ DASHURINË” të autorit Ded Nikoll Luca (Deniluja) 

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame të autorit Ded Nikoll Luca (Deniluja) 

Autori : DENILUJA
Titulli: DASHUROJ DASHURINË

Botimi i parë, 2020
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5x20cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autorit


Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, korrik 2020

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Dashuroj dashurinë : epigrame /
Denilu. – Tiranë : Ada, 2020
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-326-21-8
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

Kujtime mbi Dedën

Dua të flas për vitet 1975 dhe 1976, kur unë isha profesor në Shkollën e Mesme të Kulturës në Tiranë. Jepia aty lëndët artistike: “Mjeshtria e Aktorit”, “Regjizura”, “Teknika e të Folurit”, si edhe “Historia e Teatrit”(Shqiptarë e Botëror), në një varjant më të thjeshtë se ato që jepia edhe në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu”. Sepse përgatiteshin kuadro të mesme për Vatrat, Shtëpitë e Pallatet e Kulturës, për të gjithë qytetet e fshatrat e vëndit, ku ishin ngritur institucione të tilla.
Edhe nxënësit dërgoheshin nga të gjitha anët e vëndit,, po kryesisht nga zona të thella, ku kultura me institucionet e saj ishin të mangëta e të sapongritura…Edhe niveli i këtyre nxënësve ishte heterogjen e jo fort mirë i studjuar e i zgjedhur. Gjithsesi, prej këtyre nxënësve do të delnin edhe kuadro e personalitete të rëndësishme të kulturës, artit dhe të letërsisë, të cilët sot njihen me emër dhe kanë veprimtari të rëndësishme. Nuk është vëndi këtu të analizojmë faktorët e rrethanat, të përmëndim njërin pas tjetrit, aktorët, regjisorët, kompozitorët, dirigjentët, piktorët, skulptorët dhe kulturologët që mbaruan me sukses këtë shkollë të mesme, e cila vite më vonë do të mbyllej (gabimisht e pa shumë arsye serioze!), duke qënë për bukuri një “fidanishte” për shkollat e larta të këtyre karaktereve e specialiteteve. Po, është rasti që të flas tani vetëm për njërin prej tyre, Ded Lucën, si njërin prej nxënësve që vinte nga Miloti i vogël me pesë apartamente katërkatëshe, dhe dhjetra shtëpi përdhese, dhe hajde e gjeje arsyen pse e kishin emeruar si qytet? Natyrisht që nuk dihej se çfarë mund të bëhej në të ardhmen, me qytetin e vockël Milot, ku banoret e saj punonin shumica në kombinatin e acidit sulfurik ne Laçin fqinjë 7 klilometra larg. Ndërkohë, Deda sot numëron 71 botime me epigrame, poezi, tregime, novela, romane, si edhe me studime në psikologji e në shkencat e tjera shoqërore…

Ded Nikoll Luca

Si është e mundur?!,-them me veten time. Në atë kohë ai nuk shkruante as një vargë poezie dhe as tregime. Lexonte tek tuk ndonjë roman dhe kohën e kalonte me sport. Mbetej tërë kohën në paralelet e shkollës, aq sa një ditë prej dite, ishte rrëzuar dhe e kishin çuar shokët e vet në abulancën karshi shkollës tonë dhe mjeku i kishte dhënë dy ditë pushim. Më kujtohet se e qërtova, që të merej më tepër me forcimin e “muskujve të dramaturgjisë” se sa ato të krahëve, po kujt t’i flisje! E vija re që hiqej edhe si trim, në mbrojtje të shoqeve të klasës , kur ato ngacmoheshin nga ndonjë rrugaç i lagjes ku ndodhej shkolla, në rrugën ” 21 dhjetori” (sot e shndrruar në “Kolegjin Turk”!). Po malësori Dedë shquhej edhe per ndershmërinë e tij,-cilësi kjo që do të vërtetohej kur ai gjeti portofolin e një fshatari me 20 mijë lekë të atëhershëm dhe e kishte dorëzuar në policinë afër shkollës. E ky qe një gjest i shkëlqyer e gjë e madhe për atë fshatar tironas që kishte shitur lopën e vetme për bukën e gojës! Pra, Deda nuk qe zgjedhur për degën që i pëlqente, jo vetëm se nuk e kishte pyetur njeri, po edhe për faktin se, në atë kohë bursat jipeshin me pakicë …. Edhe kur i ndaja rolet nëpër fragmente nga dramaturgjia e në shfaqjen “Qielli Kuq” që vumë në skenë, nuk gjëja role për të , sepse nuk m’a mbushte mëndjen, veç e caktoja si figurant në role fshatarësh a policësh. Dhe kështu, Deda ynë, e mbaroi shkollën me “paterica”, siç i thonë një fjale. Më vonë, mora vesh se ai kishte punuar pesë vjet si përgjegjës i një shtëpie kulture në malësinë e Krujës dhe, po me dëshirën e tij e kishte braktisur profesionin, duke u futur punëtor në ndertimin e hekurudhës në zonën e Milotit..
Diçka po ndyshonte në jetën e këtij njeriu. Ishte fejuar me të bukurën Flora dhe nuk donte që ajo të vuante në malësinë e largët të Krujës, ku Deda ishte dikur përgjegjës kulture. Në atë kohë grurin e prodhonte fshatari, por për ironi të fatit bukë gruri hante vetëm qytetari. Qytetari e kishte rrogën mujore 5 mijë lekë dhe fshatari 10 fishë më pak, pra 500 lek në muaj! Edhe Deda, si përgjegjës i shtëpisë së kulturës, merrte 550 lekë te reja në muaj.
Deda si njeri rrebel në shpirt, e ndiente se herët a vonë mund t’a hiqnin prej pune, ose edhe mund t’a burgosnin. Dëshirën e një të afërmi që të futej në Partinë e punës, Deda nuk ju përgjigj. Kuadrot që nuk ishin në Parti konsideroheshin besnik të Partisë, pasi dihej se ai njeri që kishte biografinë e keqe, regjimi nuk e dërgonte në shkollë .
Shoku Dedë,-i thanë,- jepe shëmbullin personal të kuadrit me biografi të mirë, merre gruan me vete dhe kthehu përsëri në malësi.
Deda nuk ju përgjigj “thirrjes së partisë”, po vazhdoi të punonte fort aty ku ishte puntorëzuar, të bëjë normën, si hamall në qytezën Milot, duke shkarkuar thasë çimentoje në stacionin e trenit.
Kështu që, ky njeri që s’dinte se ç’do të bëhej, e ndyshon “kursin e jetës”: punon ditën e lexon libra natën. Lexon me etje gjithçka që i bie ne dorë dhe hap kështu një “dritare” tjetër për të “parë botën” e ngritur jetën në këmbë. Edhe vargëzimet e para, po për Floren do ti shkruante. ( “Moj vajzë ishllake!/Mos e kujto puthjen e parë,/se ajo është një datë jo ekzakte./ Puthja e parë nuk bëhet me buzë,/Por bëhet me sy, moj vajzë ishllake”. Mirëpo, në atë kohë, Flora qe ende e fejuar me të dhe jetonte 20 km. larg nga Miloti, në Ishullin e Lezhës, dhe Deda, i dashuruari e i paduruari, duhej që të shkonte me këmbë deri aty, për t’a takuar e thurrur vargje dashurie! .I prirur edhe të bënte humor.. Nuk rrinte pa shkruar përditë grimca humoristike, që i dërgonte dhe i botonte në Revistën “Hosteni” të asaj kohe. Po nuk i hyri menjëherë “udhëve të letërsisë”, po zgjodhi fillimisht atë të psikologjisë. Bile me korespondencë, pa u shkëputur nga puna… I pëlqente psikologjia si shkencë , pa u marrë asnjëhere me të (!), duke i përfunduar studimet në të me një këmbëngulje të admirueshme në qytetin e Shkodrës. Dhe tani po vë re në listën e gjatë të botimeve të këtij njeriu, paksa të çuditshëm se, shumica e librave të tij janë mbi psikologjinë, mbi specifikën e rolin e saj, si edhe në disa parashtrime analitike në jetën reale. Paralelisht me to, vijnë një sëri librash me epigrame, si gjini më konçize të mënçurisë njerëzore, të cilave , siç duket prej atyre epigrameve që hedh në facebook, u’a ka marrë dorën. Të them të drejtën nuk i’a kam lexuar këtë “mori librash”. Të më fali Deda! E megjithatë nuk i’a kundërshtova ta shkruaja një”parathënie” për të , sepse, është përpjekur që të jetë dhe ky njeri “dikushi”, nga që, gjithsesi ka tërë jetën që e përdor këtë gjini të shkurtër, si edhe , nga ana tjetër, besoj në kompetencën letrare të botuesve të “ADA”-s, që paralelisht botojnë edhe revistën serioze “Obelisk”, me të cilët Deda ka qysh nga viti 2014 që boton vazhdimisht e që, sikundër thotë ai, do t’i bëje deri në 100 libra! Le të mos e pengojmë pra Dedën,të mbiquajturin Deniluja që të shprehet akoma!…E kam pyetur Dedën nëse ka botuar poezi dhe ai më përgjigjet se, me pesë librat me poezi që ka botuar tek “ADA”, i “dhashë fund poezisë!”…Natyrisht që në këtë pikë nuk do t’a besoja ish nxënësin tim, kur më është fiksuar edhe mua , e kundërta, për mundësitë e pafundme të shprehjes së saj”. Edhe pse ma kalon ndër botime: unë 30 e ai 71 ! …Po ndofta kjo, ka të bëjë me atë ligjin e pashkruar , sipas të cilit djali i’a kalon babait dhe nxënësi mësuesit! Vec kënaqësinë e urimin që kam për të nuk mundem që ta fshehë e , ja ku po e them…..
Me ndërrimin e sistemit shoqëroro-politik, Ded Luca emigroi për në Itali, me gjithë familjen e tij . Ponon prej vitesh në një fabrikë mobiljesh në Itali (Regione Marche). Ka 5 fëmijë: katër djem e një vajzë dhe është bërë tre herë gjysh. Thotë se e ndjen veten të lumtur e të plotësuar. Ç’mund t’i kërkojmë më tepër Dedë Lucës(Deniluja?!

 

Nga: Miho Gjini
(Mjeshtër i madh prej vitit 2005) Studiues, Kritik Arti, Shkrimtar e Publicist, ish profesor i Ded Lucës. Athinë 10 qershor 2020.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s