Poezi nga Vaid Hyzoti

Poezi nga Vaid Hyzoti
 
 
HISTORI PËR NJË GRUA
 
Ajo edhe qeshjen,
Edhe fjalën e kish të mençur.
Vetëm në dashuri
Ishte e çmendur!
Më ftonte kur e dinte që burri s’mund të vinte në shtëpi…
Dhe asnjë sy nuk na pa dhe nuk përfoli lidhjen tonë të fshehtë…
 
Tani nuk shihemi më.
 
Se nuk i dihet kur me gjogun e ëndërrave a kujtimeve ai mund të vijë-
 
Ah, i ndjeri,
Ka ndërruar jetë!
 
 
 
PRITJA PËR TY
 
Prisja të vdiste një sekondë e më parë.
Por Pritja frymonte:
Prapë qenka e gjallë!
Ia shihja fytyrën e lemerisur,
Një e çarë thike në zverk,
Njërin sy krejt të buhavitur,
Dorën këputur në aksident,
Fustanin e çjerrë, gjinjte e mavijosur,
Një thes të linjte kur e morën peng…
Unë u ktheva korb e doja ta përpija…
Pritja më tremb,-
Më bën dordolec!
Kisha ankth se jetonte akoma.
Ku të gjeja një vrases për të.
S’ ishte nevoja të mbaja dietë,
Me ktheu pritja pa peshe e pa ze.
Merrte frymën time për mushkërite e saj,
Une-korb krokitja – shakull diku hedhur
Po më linte pulsi,
Mbeta i mekur…
 
Moj, shkruamë një fjalë,
Në s’ më do të vdekur!
 
 
 
STJUARDESAT
 
Stjuardesat i zgjedhin nga qielli.
Me qiell i veshin.
Dhe sytë e kaltër,
Dhe zogu në bluzë,
Në jaka dhe mëngë…
Në qiell i morën
Qiellit i lenë.
Stjuardesat janë të bukura
Dhe çdo udhëtim e bëjnë të lehtë.
Se janë të buta e të ëmbla në buzëqeshje.
Me të gjithë burrat bien në dashuri,
Të gjitha gratë i shohin si modele.
Stjuardesat i shkurtojnë udhëtimet.
Dashuritë e rralla janë aq të shkurtëra.
Zbret në tokë dhe…s’ sheh vajza të bukura!
Nga mërzia, nis filozofon:
Sa e shkurtër,
Një udhëtim me avion qenka jeta!
Plot shpresë për jetën tjetër në qiell, beson,
Se atje lart ka…stjuardesa!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s