Poezi nga Flora Meçaj / Shkëputur nga vëllimi poetik “Një tjetër diell“

Poezi nga Flora Meçaj
 
 
Zëra në lak
 
Se kam më frikë
frymën që merr tjetër drejtim,
as fjalën që shembet
e lëkundet si gjethe,
por… ti mos më dil në ëndërr si aizberg.
Përkunde dorën si puhizë e kaltër.
Mos m’u fsheh mjegullave
me ëndrrat shkrirë.
Heshtja s’më tremb
nuk më bëhet majë e thepisur,
se koha s’na kthen atje ku dhe humbëm.
Të shkuarën s’e ndjekim dot më pas
i fshiva gjurmët kohës në ikje,
se ti m’u bëre botë
e bota s’mu bë ti!
 
 
Mall
 
Më mori malli për plagët e mia
Vragat rrëmova por s’ndjeva gjë
Shëruar qenkan të gjitha?!
Ndaj heshtja këndon në kor?!
Ti je e nuk je
çelësin humbe kur rendje
mbi kalë të hazdisur
kohën të kapje.
Unë kërcej dhe mbi asgjënë
erërat dhe stuhitë më rrahën.
Nuk gëzoj që u ktheva në shkëmb,
se uthulla e fortë thyen enën e saj.
Gjaku nuk më derdh më lot si dikur
e loti s’e pastron më syrin e vet.
Ku ti gjej plagët e mia,
rrënjët e dhembjes, ku t’i gjej?
 
 
 
***
 
E sheh atë yllin atje që shndrit më shumë?!
Jam unë si hënë e ngrënë muzgjeve të murrmë,
grisur fytyrën nëpër degë lakuriqe
të të bëj dritë netëve të vona,
atje kur ëndrrat të mbërthejnë në gjumë.
Të mos më humbësh
të të mos humb,
ky shi i heshtur
më lag më shumë.
Më ngjan si nata pa ty
i kthjellët si loti në sy.
Fli dhe ti, derisa të ngopet nata me gjumë,
gjersa të gdhijë,
kur të zgjohesh s’do jem aty,
pot ti ëndrrat mos i fshij.
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Një tjetër diell“

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s