Poezi nga Manushaqe Toromani

Poezi nga Manushaqe Toromani

 

JU DUA 

Ju dua,
ju dua poetë
për vargun e fundit të shkruar,
për gjumin që s’u bë kurrë i qetë,
për ndjenjat që m’ i trazuat
për shpirtin tuaj, Det…!

 

VETMIA

Të gërryen kockat!
Të fut ethet e gushtit
e të bren çdo dite si mola drunë.
Të futet në gjak si sheqer e deri të merr frymën
Përvajshëm këndohet këngë e saj
E dëgjon çdo dit, çast, orë e minut
I ke mësuar çdo notë dhe përsëri të duhet ta dëgjosh
Të duhet ta këndosh
Nuk ka plagë më të madhe, nuk ka dhimbje si ajo
Të bën të flasësh me veten, me tjetër s’ ka se si
Të merr gjumin, të vret ëndrrat
Të humbet dëshirën për të jetuar
Të duhet ta pranosh me të gjitha këto
E në fund të mbetesh “TI”.

 

PËR ASGJË MË SHUMË 

Të dua
për atë që je.
Të dua
për atë që se ke.
Për gabimet e tua
dhe për kokëfortësinë tënde.
Të dua
se më do
për këtë që jam
për atë që se kam.
Nëse të gjitha
do t’ i kisha,
të gjitha do t’i kishe;
as unë me ty,
as ti me mua s’ do ishe….!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s