Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

MBI DHE, T’YLLIRISË…

N’palcë të robërisë
Shqiptarçe i hap petalet, lulëkuqja e malësisë
Me shikime të lirisë
Trazon hirin e mileniumeve, mbi dhe t’Yllirisë

Sikur pranverat e stolisura, me lumni e dashni, si dikur
Nga shkuli tokës, dalin fiset e fisnikërisë, para diellit
Nga një detë e në tjetrin detë, me një gjuhë e një flamur
Sikur yjet, n’mes të natës, kur i japin, dritë jete qiellit
Deri n’maja t’Alpeve e n’Egje, ku ka shqipja, jetë e nur’

N’palcë të robërisë
Aromë bashkimi, ermon shqip, dheu i Yllirisë
Me shikime të lirisë
Shqiptarçe po i hap petalet, lulëkuqja e malësisë.

 

YLLIRJANI, KËSHTU THA…

S’kam fjalë
Gjuha, më është lidhur, nyje
S’jam gjallë
Mbeta n’terr, sikur netët pa yje

Vetëm emër e mbiemër i lash te Ura e Gurit
Për nuret e mbetura, me syt’e lirisë e t’atdheut
Të mbetura nëpër varre, pa ngjyrë t’flamurit
Si plisat e fundit, që i dhanë besë Skënderneut
Vegim i ardhmërisë ku nambeti fjalë e burrit
N’Kështjellën e Skupit, sikurse ngjyrat e dheut

S’kam fjalë
Shikime e sy i pikturova n’liri
S’jam gjallë
Mbeta n’terr, si plisat pa Shipni.

 

NËPËR MOTET, E PABESISË….

Nuk dua, të jem poet
Penë e hubur, nëpër motet e pabesisë
Që koha, të më vret
Rrugëve të botës, o’në dhe, t’Shpnisë

Si poetët e shekullit t’ikur e ca më parë
Që mbetën pa dy grushta dhe e pa një gurë për varr
Të prerë në besë apo pas shpine, t’vrarë
Pse shkruanin shqip e botës i thoshin: jemi shqiptar’

Nuk dua, të jem poet
Penë e humbur, si poetët nën hirin jermi
Që koha, të më vret
Si ata t’shekullit të ikur, n’Shipninë pa liri;

 

SYZËNË, MOJ…

Pikë loti, më mbete n’sy
Me buzët, si ngjyra e truallit, më le nishan
Kujtim jete, mbeta për ty
Frikshëm kur me the: e dinë, sa t’dua xhan

Si luftëtari, n’mes fushëbetejës mbeta si shtatore
Shikimet i derdha, nëpër kullat gurta të malësisë
Shqiptarçe, të thashë: t’lutem, mos moj malësore
Si pelin t’idhta, janë n’këto anë, fjalët e dashnisë

Pikë loti, më mbete n’sy
Kur për plisi, ma lidhe ballëkuqen, për lumni
Kujtim jete, mbeta për ty
Ti për mua velo e bardhë e ëndërr për dashni.

 

SHIPNI, MOJ…

Në vend të diellit
Shipni, ti më je shenjtëri e bekuar nga Zoti
Në pirgun e qiellit
Flakadan lirie, dritë, mbi gjak dhe pika loti

Nur i mbetur, nga Ylliria e lumnisë e dashnisë
Feniks, për t’u dëshmuar moteve, për fisnikëri
Përtej moteve t’njerëzimit, në sy të përjetësisë
Kohës t’i mbetesh dëshmi, me shikime krenari
Fitimtare ndër fushëbeteja, me flamur, të lirisë

Në vend të diellit
Shipni, ti më je këngë e kushtrimit, t’lirisë
Në pirgun e qiellit
Bërdhësi e plisit, dashni e lumni e Yllirisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s