Poezi nga Mirko Gashi
AT GJERGJ FISHTËS
Homeri
do të ishte i kënaqur
të ishte bile katalla
Në bebëzën time
hyri më parë shqiponja
prej bebëzës vetëton vetëtima
U dëgjua rrufeja
u dëgjua bubullima
pastaj
nga bebëza
në fluturim
shqiponja
u bë pëllumb
dhe arriti
në ëndërr
Rreze dielli
më erdhi
në zhgjëndër
( 25.10. 1994, 09,30 h, e martë )
KAÇANIKU
Nuk je krenë
je gjel sirenë
Asnjë
askush si ti
hallin nuk ma di
Ligjëron
vetëm Odën e Gëzimit
Nuk ka bletë
që me ty s’flet
Ato të dëgjojnë
dhe punën vazhdojnë
Këndo këngën
o Gjel i Madh