Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

AROMË VERE

Me shikim t’larget heshtin mendimet,
sikur lotët që pikojnë mbi buzëqeshje….
Ku edhe zjarrë merr shpirti ,
e pas ç`do fjale fshihet malli.

Të ëmblën dëshirë tretur n’vetmi
zemra ime në ketë stinë vere,
si aromë lule hyn e del në shpirtin tim
si nata me yje përplotë shkëlqim !

Pika të kuqe petalesh mbi buzë
më siell me to dhe një kupë me vesë.
Fjalën e hedhi letër e në pentagramë,
buzëqeshjen me puthje e hedhi në vargë.

Heshtur nga çdo skutë të shpritit tim
me shkëlqimin e syve ..
Të mbushur me ëndrra,e shpresa,
nën vetullat të rënduara ….

N’mendimet të fjetur zgjohen kujtimet,
të humbura nëpër petalë vesë,
mbi fletë gjethi të shkrihet,
arome lule malli më mbajnë peng.

Nga hija jote e kryqëzuar ….,
veshur fustanin ngjyrën e kuqe
me plot lule petale passion,
në degët e lisit t’vjetër që ruan kujtimin.

Si lule mëngjesi aromë verore,
deri tek petalet çelura t’lumturisë
do të fal lotin e mallit e dashurisë
të fshimë gjurmët e thyera vetmisë n’shpirt.

 

Afër teje

Kur stuhia kaplon rrugëve
shpirtin ma dridh një shqetësim,
në shtegtim niset ëndrra,
aty ku ç’do ditë lind dielli afër teje
është stina më e bukur.

Një mjellmë liqeni,
mbledh kujtimet në bregun e liqenit,
tok me grimcat e mallit për ty,
Shpërndarë përtej oqeanit,
ku të pasfidueshme janë largësitë.

Ti mjellmë mërgimtare, në vend të huaj
në lundra malli udhëto!

 

Eja…

Eja nga bregu matanë
Bëhem urë pranë meje rri
Ndiqe aromën e dashurisë
Fali shpirtit pak qetësi

Eja mbille një trëndafil të kuq
T’i marr erë lagur me vesë
Jam bërë rreze drite për ty
Ndize në xixa të bukurën shpresë

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s